Shqipëria del nga lista gri e pastrimit të parave! FMN: Rritja e turizimit solli qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare

Shqipëria ka dalë nga lista gri e pastrimit të parave, pas tre vitesh në këtë listë.  Vendimi është marrë nga Task Forca Financiare, institucion global, në varësi të të cilit është MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Evropës që vlerëson progresin e bërë në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

“Ky është një vendim me një sërë ndikimesh pozitive, qoftë në aspektin reputacional, ashtu edhe në lehtësimin e kostove të transaksioneve financiare në sistemin bankar brenda dhe jashtë vendit. Është një lajm inkurajues dhe motivues për ne për të vazhduar më tej forcimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si edhe për të përmbushur në vazhdim angazhimet e ndërmarra me partnerët ndërkombëtarë”, tha ministri Ervin Mete.

I pyetur nga Report TV nëse qeveria është tërhequr nga amnistia fiskale dhe penale, në mënyrë që vendi të dilte nga lista gri, Ministri i Financave la të kuptohej se do të ketë ndryshime, pasi do merren në konsideratë rekomandimet e FATF.

“Ne nuk do të ndërmarrim asnjë masë që bie ndesh me rekomandimet e FATF. Çdo masë do jetë në pajtueshmëri me këto praktika. Ky qëndrim ka qenë i shprehur edhe për FATF”, tha Mete. 

Kërkesë për tu tërhequr nga amnistia ka bërë më herët Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore por edhe nga vetë Bashkimi Evropian.

Shqipëria u fut në listën gri në shkurt të 2020, pasi FATF identifikoi mangësi në marrjen e masave në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.

Për këto arsye Shqipërisë ju la detyrë që të bënte analiza të thelluara për parandalimin e pastrimin e parave, për forcimin e institucioneve, për rritje të numrit dhe sofistikim të ndjekjeve penale, për të luftuar këtë fenomen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Dalja e Shqipërisë nga 'lista gri' për pastrimin e parave, Çela: Kontribut edhe i punës së Prokurorisë

1698414249_F9cjTA3W8AElVet.jpg

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela në një reagim për daljen e Shqipërisë nga lista gri e pastrimit të parave, shkruan se kjo vjen edhe si fryt dhe kontribut i seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit.

“Shqipëria del nga ‘lista gri’ e pastrimit të parave, fryt ky edhe i një kontributi thelbësor të seksioneve të posaçme në 7 prokuroritë kryesore të vendit, ngritur në kuadër të zbatimit të strategjisë së hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2020 për të luftuar fenomenin”, u shpreh Çela në një reagim përmes rrjeteve sociale.

Ora 12:24
Tërheqja nga amnistia fiskale shkak për daljen nga lista gri? Ministri: Nuk marrim hapa të padakordësuara me BE-në

 

Ministri i Ekonomisë Ervin Mete i pyetur nga Report Tv në lidhje me kërkesën e FMN-së për amnistinë fiskale tha se nuk do të ndërmarrin anjë masë pa mbështetje e BE-së.

‘Nuk ndërmarrim asnjë masë pa mbështetjen e BE, pra çdo hap do jetë i dakordësuar me ata. Praktikisht amnistia siç u nis, nuk do bëhet, por ndoshta do jetë një drafti tjetër i dakordësuar me ndërkombëtarët.- tha Mete.

Ndërsa shefja e FMN-së Anke Weber, tha se i kemi sugjeruar qeverisë të marrë masa mbështetëse për familjet në nevojë.

Ora 12:06
Qeveria miraton sot pr.buxhetin për vitin 2024

1698400948_sejkodhemete.jpeg

Qeveria do të miratojë sot pr/buxhetin për vitin 2024. Ministri i Financave në një konferencë për median me përfaqsuesit të FMN-së.

Në  buxhetin e vitit 2024 vëmendje do i kushtohet turizmit, bujqësisë dhe familjeve në nevojë.

"Sot, në një mbledhje të posaçme të Këshillit të Ministrave, do të miratojmë projektbuxhetin 2024, i cili vijon mbështetjen për reformën e pagave, në arsim, shëndetësi, forcat e rendit, të mbrojtjes dhe në sektorë të tjerë. Gjithashtu, projektbuxheti i vitit të ardhshëm mban në nivelin mbi 5% të PBB-së financimin e investimeve publike, jep mbështetje për zhvillimin e turizmit, si edhe vijon mbështetjen për fermerët dhe shtresat në nevojë. Mbetemi të angazhuar për të vijuar me konsolidimin fiskal, me synim uljen e mëtejshme të borxhit publik, duke respektuar një balancë primare pozitive, të përcaktuar edhe në ligj"

Ora 11:57
FMN: Ekonomia ka treguar qendrueshmëri për shkak të rritjes së turizmit! Borxhi publik është mbajtur nën kontroll, ka zbritur në nivelet para pandemisë

 

Shefja e misionit të FMN-së, Anke Weber, në një konference për mediat me ministrin e Ekonomisë Ervin Mete dhe me guvernatorin e bankës, Gent Sejko, tha se ekonomia shqiptare ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë të turizmit.

Shefja e FMN-së u shpreh se borxhi publik është mbajtur nën kontroll dhe ka zbritur në nivelet para pandemisë. Sipas Weber, duhet një strategji të ardhurash afatmesëm, duhen shpenzime më produktive, për të mbrojtur financat publike, dhe zbutjen e rreziqeve fiskale ku përfshihen edhe PPP.

‘Patëm diskutime dhe takime shumë të dobishme me ministrin dhe guvernatorin e BSH-së. Ekonomia ka treguar qëndrueshmëri për shkak të rritjes së fortë turizmit. Borxhi është mbajtur nën kontroll duke zbritur në nivelet e para pandemisë. Besojmë se ekonomia ka hapësirë për manovra për sektorin e turizmit dhe do të jetë motori i rritjes së ekonomisë. Perspektiva ka pasiguri të madhe dhe tensionet janë një rrezik, si dhe situata energjetike apo lëvizjet e kursit shtojnë pasiguritë.  Ekziston nevoja për të ruajtur qëndrueshmërinë fiskale. Duhet një strategji të ardhurash afatmesëm, duhen shpenzime më produktive, për të mbrojtur financat publike, dhe zbutjen e rreziqeve fiskale ku përfshihen edhe PPP. Politika monetare duhet të fokusohet tek inflacioni dhe kthimi i tij në objektiv. Kursi i këmbimit i ka shërbyer mirë mbajtjes nën kontroll të inflacionit. Është koha për të bërë reforma për rritje gjithëpërfshirës. Është bërë përparim në reformën në drejtësi, është lajm i mirë dalja nga lista gri e pastrimit të parave.’- tha Weber.

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 28/10/2023 04:07

    Se sa e vertete eshte dalja nga lista gri per pastrim parash,mjafton te shikosh forcimin e lekut mbi monedhat e huaja.Ekonomia jone bazohet vetem ne turizem,ndertim,agroturizem,bujqesi dhe sipermarrje ne nivel manifakture e punishte e pak tregeti dhe leku jone fluturon sikur kemi industrite dhe ekonomine e Japonise,U.S,Frances,Gjermanise GB dhe mbi monedhat e ketyre vendeve!!! Kjo /dalje/te le shijen e medaljes si /me te mireushqyerit/ qe morrem dikur kur valonte talloni e mungesat ne dyqane!

    Përgjigju
    • Or tej: 28/10/2023 19:33

      E ke qendisur or teeeejjjjj

  • tirona: 27/10/2023 14:26

    Z Minister hiqi drejtoret qe te la peshqesh delina apo te tjeret para saj. Kam punuar ne nje drejtori te vogel jashte Ministrise ne qe merej me kredi dhe ai titullari hiqej si pronare. turp qe rrin keta ne krye te institucioneve. zhduki keta njerez zMete!

    Përgjigju
    • ALB Patriot: 27/10/2023 16:41

      I rregullon Partia!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori