Shqipëria dhe Franca do të nënshkruajnë së shpejti një marrëveshje për bashkëprodhime kinematografike. Marrëveshja përcakton rregullat për bashkëprodhimet kinematografike mes dy vendeve dhe do të konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet, njoftoi ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Blendi Gonxhja.

Në tërësi, marrëveshja lehtëson nga ana teknike, prodhuese dhe administrative bashkëpunimin mes dy vendeve, ndërsa do të ngrihet edhe një komision i përbashkët për të monitoruar zbatimin.

“Marrëveshja mbi bashkëprodhimin kinematografik ndërmjet Qeverisë së Republikës Franceze dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë synon nxitjen dhe lehtësimin e bashkëprodhimeve kinematografike ndërmjet subjekteve prodhuese të të dy vendeve.

Kjo marrëveshje, përcakton kushtet e pranimit të veprave në status bashkëprodhimi, përqindjet e kontributit financiar, si dhe kërkesat për pjesëmarrje artistike dhe teknike. Veprat e pranuara konsiderohen vepra kombëtare në të dy vendet dhe përfitojnë të njëjtat avantazhe ligjore dhe financiare si prodhimet përkatëse kombëtare.

Marrëveshja, e cila do të nënshkruhet së shpejti, parashikon procedura miratimi, lehtësi administrative, rregulla për prezantimin e bashkëprodhimit dhe krijimin e një komisioni të përbashkët për monitorimin e zbatimit të saj”, thuhet në postimin e ndarë në rrjetet sociale.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 20:52

    A është zgjidhje për parkimet dysh dënimi me burg?