Shqipëria dhe Greqia drejt njohjes së diplomave, universitetet e Gjirokastrës dhe Janinës firmosin marrëveshje bashkëpunimi

Nga Universiteti i Gjirokastrës ku u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Janinës, zv/ministri grek i Arsimit deklaroi se ka kërkuar njohjen e diplomave greke në Shqipëri.

"Pata një takim frytdhënës me Ministren e Arsimit te Shqipërisë, ku i kërkova njohjen e diplomave të universiteteve greke në Shqipëri. Një problem që besoj se do ta trajtojmë dhe do t'i japim zgjidhje në një takim tjetër të afërt".

Në të njëjtën linjë Ministrja e Arsimit Evis Kushi vlerësoi marrëveshjen si pikënisje për njohjen e diplomave. 

"Kjo është një marrëveshje që nxit programe të përbashkëta, programe të dyfishta studimi, shkëmbim pedagogësh por jam e bindur që efektet nuk do të jenë veç në fushën e arsimit, por për të forcuar marrëdhëniet tona në fushën ekonomisë. Qëllimi kryesor është që të rinjtë e të rejat shqiptarë të kenë mundësi siç kanë të rinjve e të rejat në Greqi dhe vende të tjera të BE-së".

Ndërsa Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema u shpreh se pedagogët do të mbrojnë doktoraturat pa pagesë në Janinë si dhe programe të përbashkëta studimi.

"Në bazë të marrëveshjes universiteti i Janinës do të marrë përsipër kualifikimin e thelluar të profesorëve të universitetit të Gjirokastër por dhe punonjës ndihmës, do të marrë përsipër ristrukturimin e kurrikulave, programeve të përbashkëta në nivelit të dytë dhe tretë në doktoraturë, janë gjetur dhe instrumentet që do fokusohen tek burimet njerëzore të universitetit të Janinës.

"Sot ishim këtu për të nënshkruar një marrëveshje që i hap rrugë bashkëpunimit në aspektin akademik por dhe në zhvillimin mes dy rajoneve tona". 

Pjesë e marrëveshjes mes dy universiteteve është dhe ngritja në Gjirokastër e një shkolle verore për studentët dhe qendër kërkimore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim