Shqipëria dhe industria e energjisë së erës në Shqipëri, sa potencial diellor dhe eolik për prodhim energjie ka vendi

Shqipëria dhe industria e energjisë së erës në Shqipëri, sa potencial diellor dhe eolik për prodhim energjie ka vendi

Lezhë - hapësira për parkun eolik

Malet e Lezhës në Shqipërinë Veriore, mbi detin Adriatik: Këtu në të një ardhme jo të largët, një park i madh i erës do të nisë të prodhojë energji. Ky është një moment historik i jashtëzakonshëm në fushën e prodhimit të energjisë eolike, në një rajon ku era e bollshme nuk është aspak e jashtëzakonshme. Shqipëria është e bekuar nga qindra zona shumë të mira për prodhimin e energjisë nga era, në tokë dhe në det. Por fatkeqësisht, askund nëpër Shqipëri, gjatë 345 kilometrave të vijës së saj bregdetare, nuk ka një turbinë të vetme funksionale që mund të prodhojë energji eolike. Gjatë prillit të këtij viti, qeveria shqiptare më në fund "ngriti kartonin e gjelbër” për sipërmarrjen italo-shqiptare "Marseglia Group” dhe "Biopower Green Energy”, për ndërtimin e parkut të parë eolik në malet e Lezhës.

Me të nisur punën, 39 turbinat me vlerë 244 milionë euro, do të prodhojnë kapacitetin prej 234 MW, që mbulon rreth 1% të nevojave energjetike të vendit. Projekti, i cili e ka zanafillën në vitin 2008, do të fillojë ndërtimin e parkut pas 13 viteve të mundimshme. Por tashmë puna është në zhvillim e sipër dhe frytet e para pritet të merren vitin e ardhshëm.

Sundimi i hidrocentraleve

Në Shqipëri, furnizimi i deritanishëm me energji elektrike është bërë nëpërmjet energjisë së rinovueshme, dhe më konkretisht nga një burim i vetëm i kësaj energjie: ujit. Shqipëria ka sistemin më madhor të përdorimit të lumenjve për prodhimin e energjisë, mes tyre edhe Drinin, dhe krenohet me hidrocentralet që mbulojnë rreth treçerekun e prodhimit të përgjithshëm të energjisë. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme nëpër dekada nga kompani vendase dhe të huaja dhe nxitje nga qeveri ndërkombëtare, prodhimi i energjisë së erës ka ngecur për shumë kohë. Ka arsye të ndryshme, thonë ekspertët, por më kryesoret janë: lobi mbizotërues i hidrocentraleve, burokracitë e tejzgjatura, një treg i pafuqishëm dhe një rrjet i vjetruar.

Përparim i ngadaltë

Por duket se ngërçi do të zgjidhet më në fund me anë të projektit të Lezhës. Në vitin 2021, qeveria hapi tenderin për ndërtimin e parqeve eolike në tokë, në kapacitetin 100 MW. Ndërsa për parqet në det, pesë kompani turke kanë dërguar aplikimet e tyre për kapacitetin 10 MW secili, në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë, në Shqipërinë Jugore.

Edhe pse kjo nismë është e mirëpritur, ajo vetëm sa gërvisht sipërfaqen e fuqisë gjigante që ka Shqipëria në këtë fushë. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme (IRENA), vlerëson se Shqipëria ka potencial diellor dhe eolik për prodhimin e më shumë se shtatë GW (gigavatë), që është tri herë më shumë se kapaciteti i përgjithshëm i prodhimit të energjisë në vend. Raporti i kësaj agjencie pretendon, se deri në vitin 2030, Shqipëria mund të prodhojë deri në 600 MW energji elektrike nga dielli dhe era.

Shumë burokraci dhe dokumente

Para se kompanitë private të mund të zbatojnë në terren projektet e tyre, atyre u duhet të kapërcejnë një sërë pengesash që përfshijnë marrjen e miratimit paraprak dhe një tufë me leje, duke kryer studime të kushtueshme teknike fizibiliteti dhe duke dhënë garanci financiare. Enerjan Gremi, inxhinier dhe projektues në fushën e energjisë së rinovueshme, ankohet për kërkesat e shumta procedurale. Prej vitesh ai përpiqet të nisë punën për pesë projektet për të cilat po punon.

Më e kushtueshme se energjia e ujit

Një vështirësi tjetër është qendrueshmëria financiare e projekteve të erës. Çmimi i energjisë nga parqet e erës me një kapacitet të instaluar deri në 3 MW, i përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë shqiptare, është rreth 76 euro. Në të kundërt - dhe këtu ndikimi i sektorit të hidrocentraleve bëhet i qartë - çmimi i një megavati të fuqisë hidroelektrike, është gjysma e kësaj. Kjo e bën energjinë e prodhuar nga era shumë më pak konkurruese në tregun e energjisë shqiptare.

Gremi i tha DW-së, se kthimi i investimit nga projektet që ai ka ndërmarrë, parashikohet pas tetë vitesh. Një tjetër problem janë të dhënat, në veçanti shpejtësia e erës. "Me këto të dhëna, kompanitë e huaja do të investonin në zhvillimin e projekteve të erës, njësoj siç operojnë bizneset e energjisë hidrike” – thotë Gremi.

Funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë

Një tjetër hap madhor është vënia në funksion e Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX, e cila do të përfshinte edhe Kosovën. Këtë vit Kosova inauguroi një park eolik me 27 turbina, financim i sipërmarrjes gjermane të prodhimit të energjisë eolike dhe diellore, "Notus Energy”. E parashikuar të nisë punën në muajin nëntor të këtij viti, ALPEX do t'i mundësojë sektorit privat që të shesë energjinë në treg, në mënyrë të pavarur nga Enti Rregullator i Energjisë. Funksionimi i Bursës Shqiptare të Energjisë është edhe një nga rekomandimet kyçe të ekspertëve të Bashkimit Europian.

Rrjeti i vjetruar i energjisë elektrike

Pajtim Bello, ish-zëvendësministër i Energjisë, thotë se korniza ligjore për prodhimin e energjisë së rinovueshme është e plotë. Por problemi i vërtetë, thotë ai, është rrjeti i energjisë elektrike, i cili ka nevojë për përmirësim ose zëvendësim, për të përballuar prodhimin e energjisë nga era dhe dielli.

Një tjetër çështje që diskutohet si kudo në Europë, kur përmendet ndërtimi i parqeve eolike, është: mbrojtja e ‘jetës së egër'. Në rrezik janë zogjtë dhe gjitarët fluturues, apo lakuriqët e natës, thotë Mirjan Topi, ornitolog nga Qendra "Shpendët e Shqipërisë”.

"Shpendët grabitqarë dhe shpendët e mëdhenj të ujit, si pelikanët dhe çafkat mund të përplasen me helikat e turbinave e të dëmtohen ose vriten. Para ndërtimit të parqeve eolike duhet të kryhen studime solide të pranisë së shpendëve dhe lakuriqëve të natës dhe sjelljes së tyre në zonat përkatëse” – thekson Topi.

Optimizëm për të ardhmen

Gremi është pozitiv rreth shanseve për prodhimin e energjisë së erës në Shqipëri. "Me zvogëlimin e burokracive, energjia e erës mund të arrijë kulmin brenda pesë viteve”. Edhe pse ky optimizëm është inkurajues, nuk e ndryshon faktin se Shqipëria nuk ka ende asnjë turbinë ere që ta shndërrojë këtë burim të bollshëm natyral, në një energji të rinovueshme e të pastër./ Marrë nga Deutsche Welle

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turbina: 16/09/2022 12:21

    Në mal ka me shume ere pra ajo kodra aty e ka koeficientin me te larte dhe keshtu nese behen matje nga atlaset e wind speed shumë mirë do ishte jo vetëm NË lezhe por edhe disa kodra në zonat Diber Tirone etj që kanë lugina dhe ka harta me shpejtesi të eres te behej një park eolik në zona mal orë apo kodrinore si shkak shpejtesie! Por edhe në det mund te ndertohen parqe shqiperi- Itali

    Përgjigju
  • Ani: 16/09/2022 11:13

    Eksepert= inxhinier qe ka mbi 10 vite ne sistemin energjitik. Jo jurist apo ekonomist i sistemit energjitik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?