Shqipëria dhe Kosova marrëveshje për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore, ministrja e Arsimit: Vihet në zbatim brenda 20 ditëve

Shqipëria dhe Kosova marrëveshje për njohjen e diplomave dhe gradave shkencore, ministrja e Arsimit: Vihet në zbatim brenda 20 ditëve

Foto nga takimi i dy qeverive në Elbasan

TIRANË- Marrëveshja e nënshkruar ditën e djeshme mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore 'Doktor' që jepen nga institucionet e dy vendeve do të vihet në zbatim brenda 20 ditëve. Lajmi u bë me dije nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e Arsimit, për lehtësimin e proceduratëve dhe të shkurtimit të afateve për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore 'Doktor' që jepen nga institucionet arsimore të dy vendeve.

Sipas kësaj marrëveshjeje, brenda 14 ditësh i jepet përgjigje autenticitetit të diplomave dhe brenda 20 ditësh kryhet e gjithë procedura e njohjes dhe njehsimit të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore.

Ministrja Kushi theksoi se me të njëjtin angazhim dhe vullnet pritet që të nisë puna  për abetaren unike të përbashkët.

"Një abetare e re e vendosur në kontekstin e ri kulturor, ekonomik dhe digjital, besoj do të jetë në dobi të të gjithë nxënësve tanë në të dyja vendet,- theksoi  Kushi.

Një ditë më parë në qytetin e Elbasanit u mbajt mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit.

Kjo ishte mbledhja e 7-të e mbajtur mes 2 qeverive e cila përfundoi me firmosjen e 13 marrëveshjeve, ku më kryesorja ndër to është unifikimi i abetares nga viti i ardhshëm në të dyja trevat. Mes marrëveshjeve që u firmosen janë ajo për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm për qytetarët e të dy vendeve, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite