Shqipëria dixhitale humbet 15 vende
Publikohet Raporti i IT-së Botërore
Shqipëria ka humbur 15 vende në një vit të vetëm në përdorimin e teknologjisë së informacionit për zhvillimin ekonomik. Berisha deklaroi se vendi ynë renditet i dyti në botë.
TIRANE - Qeveria shqiptare duket se ka dështuar me programin e saj, të stigmatizuar me fjalët “mosha e internetit” apo “Shqipëria dixhitale”. Raporti i sapopublikuar nga Forumi Ekonomik Botëror lidhur me vlerësimin e vendeve të ndryshme sa i përket gatishmërisë së përdorimit të teknologjisë moderne të informacionit (IT) për zhvillimin ekonomik të vendit tregon se Shqipëria në këtë drejtim ka humbur plot 15 vende në listën globale, duke “rrëshqitur” nga vendi i 68 në botë në vitin 2012, në të 83-in këtë vit. Ky raport nxjerr tërësisht gënjeshtar kryeministrin, i cili pak ditë më parë e vendosi arbitrarisht Shqipërinë në vend të dytë në botë.
RENDITJA Shqipëria kapërcehet në renditje sivjet nga Bosnja apo Moldavia në rajon, ndërkohë që është më poshtë edhe se Sri Lanka, Kazakistani apo Mongolia. Ndër dhjetë vendet e para janë Finlanda, Singapori, Suedia, Holanda, Norvegjia, Zvicra, Anglia, Danimarka, SHBA dhe Tajvani. Në vendet e fundit ndër 144 vende të botës ndodhen Çadi, Burundi dhe Sierra Leone.
MASHTRIMIMe këtë vlerësim, duken tepër propagandistike dhe false deklaratat e kryeministrit Sali Berisha, të shqiptuara në aktivitetin e Protik-ut vetëm pak ditë më parë, ku ai tha se “Objektivi ynë është: Shqipëria, një superfuqi e ICT në rajon. Në disa aspekte, Shqipëria u bë pionier i procedurave dixhitale në botë. Shqipëria u rendit e dyta në botë për gatishmërinë e rrjetit”.
Nuk dihet se kujt raporti i referohet kreu i Ekzekutivit për të shpallur vendin në Olimpin e teknologjisë moderne të kohës. Me sa duket, ai ka qenë i sigurt që raporti i “World Economic Forum” nuk do të binte ndonjëherë në duar të shqiptarëve.
Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 23.04.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.3%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4435
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08