Shqipëria del në treg të huaj në 2025, kërkon 650 mln € borxh! Në 13 vite janë marrë 6 eurobonde me vlerë 3.2 mld €

Shqipëria do të dalë përsëri në tregjet ndërkombëtare vitin e ardhshëm, për të emetuar një eurobond në vlerën 650 milionë euro. Eurobondi që pritet të emetohet në vitin e ardhshëm do të përdoret për të mbuluar nevojat qeverisë, si për financimin e borxhit të kaluar ashtu edhe për shpenzime të tjera e mbështetje buxhetore.

Në kuadrin Makroekonomik e Fiskal 2025-2027 të rishikuar së fundmi është saktësuar se deri në vitin 2027, planifikohen të tërhiqen dy borxhe, njëri në vlerë 650 milionë euro dhe tjetri 540 milionë euro.

Në fakt Ministria e Financave i ka reduktuar planet nga 3 në 2 eurobonde përgjatë këtyre tre viteve (2025-2026-2027), pasi në kuadrin e miratuar në fillim të vitit 2024, ishin parashikuar të emetohen tre eurobonde, me vlera 650, 540 dhe 650 milionë euro. Edhe në Makroekonomik e Fiskal 2024-2026 ishin planifikuar tre emetime, por në vlera më të ulëta.

Duke qenë se pas reduktimit të inflacionit bankat qendrore po lehtësojnë politikat e tyre monetare duke ulur normat bazë të interesit, borxhi mund të merret me një kosto më të ulët se ai i emetuar vjet, por ekspertët gjykojnë se situata në tregjet e huaja ende nuk është e stabilizuar.

Nëse emetohet ky do të jetë eurobondi i 7 që vendi ynë do të marrë në tregjet e huaja, pasi deri më tani kemi marrë në tregjet e huaja 6 eurobonde me vlerë 3.2 miliardë euro. Në 2010 u emetua eurobondi 300 milionë euro me normë interesi 7.5%, në 2015 u mor borxh 450 milionë euro me normë 4.75%, në 2018 ishte i radhës 500 milionë euro me interes 3.5%, në vitet 2020 dhe 2021 u emetuan eurobondet me nga 650 euro me interesa 3.5% dhe 3.7% dhe i fundit ishte i vitit 2023, me vlerë 600 milionë euro dhe interes 5.9%.

Aktualisht borxhi publik i vendit ka zbritur në 58.2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pritet të reduktohet më tej në 55% në vitin 2027, por janë rritur kostot e kthimit të tij për shkak të interesave të larta të viteve të fundit.

Vetëm në 5 muajit e parë të këtij viti janë shpenzuar afro 220 milionë euro për interesat e borxhit, duke arritur në vlera rekord historike.

EUROBONDET E MARRA DHE PLANIFIKIMET
Viti              Vlera                Interesi
2010         300 mln €               7.5%
2015         450 mln €             4.75%
2018         500 mln €               3.5%
2020         650 mln €             3.50%
2021         650 mln €             3.75%
2023         600 mln €               5.9%
2025         650 mln €                  ??
2027         540 mln €                  ??

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 04/07/2024 17:56

    Ekonomis shqiptare ka duficit ne te ardhurat e buxhetit dhe akoma vaxhdon me eurobondet. Cfar metide ekonomike eshte kjo? Duhet te ulet borxhi i jashtem deri ne 50% qevetia e rrit dhe mund ta coje aty ku ushte. Ekonomia don nikoqirllek dhe jo te zhutesh popullin ne borxhe. Ky avaz ka 33 vjet qe vaxhdon nga llum politika e pas 91

    Përgjigju
  • Besi: 04/07/2024 16:08

    Shteti krenohet me rritje ekonomike çudiberese nderkohe del ne treg ne 2 eurobone qe ne total bejne gati 1 miljard € e barabarte kjo me shume e marre borxh per termetin?!!!!Cka bere shteti gjithe keto vite pas termetiti,asnje kokerr leku spaska kursyer?!Mjer ne ku jetojme…

    Përgjigju
  • Turi: 04/07/2024 13:11

    Normal qe do te marin borxhe se politikanet tane kane shume probleme familjare dhe duan ca miliona € , ska prb se do ti paguajme ne idiotat e rendesishme eshte qe ti kemi mire ata dhe mos thu mungoj asgje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve

VIDEO/ Juventusi mposht 1-2 Monzën dhe rigjen fitoren pas katër barazimeve