TIRANE- Në Ballkan, Shqipëria renditet në vendin e 4-t, përsa i përket peshës së përqindjes totale të Prodhimit të Brendshëm (PBB) të rajonit. Si në vitin 2012 ashtu edhe në vitin 2013, vendi ynë kontribuon me vetëm 2.0% të të gjithë PBB-së në Ballkan. Pas Shqipërisë, për vitin 2013, renditet Maqedonia (1.6%), Kosova (1.1%) dhe Mali i Zi (0.7%).
Pesha e madhe
Për vitin 2012, peshën më të madhe të PBB-së në Ballkan, e mbante Greqia. E thënë në shifra, PBB-ja e këtij vendi përbënte 40.8% të asaj në Ballkan. Gjithashtu, edhe për vitin 2013, peshën më të madhe të prodhimit të brendshëm bruto e mbante përsëri Greqia, por këtë radhë në shifrën e 39.0%.
Pesha më e ulët
Vendi në Ballkan, që kishte peshën më të ulët të PBB-së në rajon për vitin 2012, ishte Mali i Zi. E thënë në shifra, ajo ishte 0.7%. Po ashtu, edhe për vitin 2013, Mali i Zi, mbante peshën më të ulët të PBB-së në rajon, me 0.7%
Kosova
Si në vitin 2012 ashtu edhe në vitin 2013, Kosova ishte vendi i parafundit për nga pesha e PBB-së në rajonin ballkanik.

Shkrimi u publikua sot (12.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com