3 emigrantë kandidojnë në listat e PS, Rama ironi me opozitën: Plani ynë për zhvillimin 2021-2025 mundësi investimi, jo menu dëshirash si i koalicionit KÇK

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Rruga drejt 25 prillit”, ka prezantuar 3 emigrantët e kthyer atdhe të cilët do të kandidojnë si deputetë në listat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Lavdrim Krashi nga Dibra është një prej kandidatëve, i cili është punonjës publik në Londër. 

Përveç Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante si Briseida Gjoza dhe Bora Muzhaqi. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë, janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh kanë jetuar larg vendit. Kryeministri ka bërë me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave në Dibër, Muzhaqi në Tiranë dhe Gjoza do të jetë pjesë e listave në Elbasan.

Gjatë fjalës së tij kryeministri tha se lëvizjet kanë qenë të vazhdueshme dhe se trendet e ikjes së njerëzve për një mundësi më të mirë nuk ndalen nga propaganda. Por ndërsa u ndal te plani i PS për emigracionin tha se ka për synim që ta kthejë Shqipërinë në destinacionin më të kërkuar turistik në rajon. Mes të tjerash, Rama tha se plani i tij ka për qëllim të nxisë emigrantët shqiptarë të shohin nga Shqipëria si mundësi të re për të investuar në të ardhmen.

Ndërkaq kreu i qeverisë ka ironizuar dhe koalicionin opozitar ndërsa i cilëson premtimet e tyre si të pabaza. Teksa i cilësoi si koalicioni “KÇK”, Rama u ndal te Basha, Kryemadhi dhe të gjithë aleatët opozitarë duke dhënë një përshkrim ironik për secilin prej tyre.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:15
Kandidati i ardhur nga Londra/ Rama: Emigracioni e shkuara! Shqipëria, e ardhmja (VIDEO)

"Shqipëria është e ardhmja. Jo vetëm për të gjithë qytetarët e saj brenda vendit, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo në botë". Ky ishte mesazhi i Kryeministrit Rama, në prezantimin e Lavdrim Krashit, që pas 27 vitesh në emigracion në Angli lë punën në Bashkinë e Londrës për të qenë emri i parë i PS në Qarkun e Dibrës.

Krashi është vetëm një, ndër emigrantët e suksesshëm që rikthehen për të dhënë kontributin për ndërtimin e Shqipërisë përmes angazhimit politik me Partinë Socialiste.

Ora 11:22
Tre emigrantët në listat e PS, Rama zbulon qarqet ku do të kandidojnë

Përveç Lavdrim Krashit, kandidatët e radhës tw prezantuara nga kryeministri Edi Rama janë dy vajza emigrante si Briseida Gjoza dhe Bora. Dy emrat e radhës të propozuar nga shefi i qeverisë janë dy emigrante nga Elbasani, që prej vitesh jetonin larg vendit.

Kryeministri ka bërë me dije se Krashi do të jetë pjesë e listave për kandidat në Dibër, Bora në Tiranë dhe Briseida do të jetë pjesë e listave të kandidatëve për deputet në Elbasan.

 

Ora 10:57
Rama 'skanon' drejtuesit e 'koalicionit KÇK': Nga Luli që lufton për humbje, Nard Ndoka profil filozofik, Tym Idrizi i doganave deri te Dashi i Rakisë...

 

Duke folur për programin politik të PS, Rama i bëri me ironi 'skanerin' aleatëve të Bashës.

"Duke filluar që nga Luli, që lufton të kapë një humbje, që të jetë një fitore më e madhe se humbja e herës së shkuar, te Monika që lufton të mbajë Lulin lidhur për hesap të Ilirit dhe Saliut, për të kapur drejtësinë me duart e Lulit. Pastaj Agron Duka, që do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, që ja justifikon emrin vetëm me faktin që ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares, përfaqëson aq shumë gjela e pula.

Fatmir Mediu, që vulën e PR të Sabri Godos, e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve, por në fakt të vetmen certifikatë prone që ka arritur të sigurojë për ta është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën SHQUP. Dash Shehi, që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë, që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të vazhduar të jetë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se gjithë zona e Partizanit të panjohur, që nga koha e rënies së komunizmit. Vangjel Dule, i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek, ndërsa në KÇK është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë. Tym Idrizi i doganave, që televizionin e ka për luftë gjakatare me grekun, ndërsa deputetllëkun për të shitur vende pëllumbash në zyrat e shtetit.

Pa harruar Nard Ndoka, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim, që as humoristi me humorin më të zi nuk do ja servirte një populli, duke i shpikur kaq shumë në numër. Nuk mungon dhe një personalitet, që vizitën e ka tronditëse, Xhelal Mziu deputet! Dhe humori bëhet i zi blozë fare fare, kur këta thonë na jepni votën, që të ndalojmë emigracionin. Pra, votoni këta që rinia të mos ikë në Gjermani, madje që rinia gjermane të turret në Jalë, të bëjë qejf me tiganin e LSI, të argëtohet me Dashin e rakisë, me pulat dhe vezët e Gonit, me sofizmat e Nardit dhe të kalojë më tej te Idrizi i Çamërisë dhe Dulja e Greqisë. Mund të duket shaka ose cinike, por mos harroni që në atë koalicion është dhe një Xhaferr nga Durrësi, që tha se po më votuat, do ju ndryshoj cilësinë e diellit”, tha kryeministri Rama.

Ora 10:36
Rama prezanton emigrantin e parë kandidat për deputet, punonjës në bashkinë e Londrës: Jam frymëzuar nga Nënë Tereza

 

Lavdrim Krashi nga Dibra është një prej emigrantëve kandidat për deputetë që prezantoi kryeministri Edi Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

"Një emigrant nga Londra do jetë pjesë e skuadrës. Lavdrim Krashi prej Dibre, ikur prej shumë viteësh. Sot shërbëtor publik i qytetarëve të londrës në bashkinë e Londrës, njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin e shqiptarëve, me dibranët se janë njëherë dibranët pastaj  vijnë tjetër", tha Rama.

"Jam lindur rritur arsimuar në Dibër. Punoj në bashkinë e Londrës dhe jam drejtues i planifikimit urban dhe i strehimit. Londra ka një plagë të rëndë që është mungesa e strehimit. Nga inxhinier kimist për tu bërë shërbëtor publik ka lidhje me nënë terezën  e madhe, kur mori çmimin Nobel. Në takimin e saj të parë me Eduard, ajo iu lut kryeministrit dhe i tha mund të dal nga porotokolli dhe i tha bëj diçka për të pastrehët, sepse një natë më parë ajo kishte numëruar shumë të pastrehë në atë qytet.

Pas kësaj qeveria mori masa të menjëhershme dhe quhet ligji i strehimit dhe thuhet se ky ligj është inspiruar nga nënë Tereza. Që të jemë i sinqertë me Ramën e kam parë me skepticizëm kur thoshte do ta ndërtojmë rrugnë e arbrit e tani  që është bërë gjysma e shoh me kënaqësi. Dibrant janë shumë skrutinues, nuk është se janë mosbesues por janë dhe dyshues,  fakti që rruga po merr formë ditë për ditë dhe brenda vitit shpresojmë të mbyllet që të shkojmë për 1 orë e gjysmë në Dibër", tha Krashi.

Ora 10:35
Rama: Në ditët dhe javët në vijim shpalosim planin tonë për zhvillimin 2021-2025, plan pune dhe jo menu dëshirash si ai i koalicionit KÇK

 

Kryeministri Rama bëri me dije sot se në ditët në vijim PS do të shpalosi programin elektoral i cili sipas Ramës është një menu dëshirash si ai i koalicionit të PD-së por plan konkret objektivash.

"Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të njëpasnjëshme shpalosje të këtij plani.  Shqipëria e kësaj dekade do të rrijë kapacitet e saj eksportuese në bujqësi, Shqipëria e kësaj dekade do të bëhet qendër rajonale për zhvillimin dixhital. Plani ynë 2021-2025 i shqyrton këto në mënyrë konkrete.  Ne nuk kemi program elektoral të ngjashëm me një menu dëshirash, siç ka PD me koalicionin KÇK. Ne kemi plan konkret objektivash.  Ne do të themi atë që bëjmë dhe do të bëjmë atë që themi në çdo sektor. Ne nuk jemi një koalicion KÇK që e ka të shkruar devizën në ballë të drejtuesve 'Shqipëria humb, koalicioni fiton'", tha Rama.

Ora 10:24
Rama: Pas 2014 më pak të larguar! Pa emigrim vendi do ishte si një e vdekur klinike! Largimi masiv pasojë e keqqeverisjes ndër vite

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se largimi nga vendi nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në shumë vende. Ndërkaq ai ka theksuar se në vitin 2008-2013, kemi më shumë të largur se pas 2014.

Prej tre dekadash, më shumë kemi ikur se sa jemi kthyer dhe këtë fakt askush nuk e ndryshonte dot. Sepse efekti i kundërt i atyre 45 vite nuk mund të mos ishte aq ekstrem se sa ajo tkurrje deri ën fund e vetë popullit,. Këto tre dekada kanë koinciduar edhe me dallgët e furishme të një emigracioni të paparë në historian e botës. Po kush mund ta përmbante këtë furi biblike pa cenuar lirinë e lëvizjes drejt atyre vendeve ku niveli i jetesë është shumë i lartë se sa në shkretëtirën që la pas partia komuniste në gjysmën e Europës.

Me kë mund të krahasoheshin shifrat e prapambetjes shqiptare me gjysmën e kësaj Europe komuniste? Ishte e tejskajshme. Krahasuar me vetveten, Shqipëria ka bërë në 30 vitet e fundit progresin më të madh se krejt vendet e tjera –ish komunist, krahasuar po me veten. Falë keqqeverisjes kronike, Shqipëria i shkaktoi vetes dëme dhe vonesa që asnjë vend tjetër ish-komunist nuk i pësoi në kurriz. Shqipëria doli vendi më i torturuar mendërisht nga komunikimi.

Pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik, shtrirë përtokë në mes të Europës. Imagjinojeni vetë se sa shumë kohë humbëm duke vjedhur dritat, duke shpërdoruar ujin, duke rrumpallizuar arsimin, lënë pas dore shëndetësinë, tribalizuar administratën e kështu me radhë. Humbëm shanse të mëdha për një gjeneratë që lindi në vitet 1990 dhe u rritën në një rrëmujë. Sikur reformat që ne nisëm 7 vite më parëm, të ishin nisur 27 vite më parë, patjetër që Shqipëria do të ishte më e pasur e më e zhvilluar.

Ende duhet punë për ti sjellë krej në terezi, nuk do flisnim për këto nëse sdo kishim humbur kaq shumë kohë. Askush të mos mendojë se nuk  do të flisnim për emigracionin. Diferenca që sot kroacia ka me ne, se ka ndaluar emigracionin. Edhe atje ikja e trurit është një shqetësim kombëtar, për të mos përmendur dhe vende të tjera. Numrat e ikjeve do kishin qenë më të ulët po të mos kishte pasur 1997-1998. Apo mos të ishin hapur prurjet e kalimeve nga Siria. Në mjedisin tonë publik debati ska shkuar asnjëherë përtej politikës së sherrit. Edi Rama përzuri 1 milion erdhi rama ikën 600 mijë, si janë në të vërtet faktet. Pa mohuar asgjë, por i vetëdijshëm që shumëçka prej kësaj  tabloje do ishte po kështu.

Disa shifra të thjeshta, flasin vetë, Këtu kemi lejet e qëndrimit në BE. Duke marrë parasysh shqiptarët që kanë vendosur të zhvendosen. Në 2008-2013, kemi më shumë të largur se në 2014-2018. Është dokument zyrtar. Në 2008 kemi afër 100 mijë njerëz brenda 1 viti,  trendi vjen në ulje. Kemi trend të qëndrueshëm me një ngritje dhe rizbritje. Kemi dhe të rikthyer. Kemi dhe një shifër tjetër që flet shumë për një tjetër rikthim të rëndësishëm... Shqiptarët për bukë skanë vdekur që nga koha e skënderbeut", tha Rama.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Akrepi: 08/03/2021 21:10

    C'do partie i vafshin mbare deshirat dhe parashikimet ne zgjedhjet e radhes . Ju politik beni , dhe jeni ne te drejten tuaj , por mendoj se , me realist duhet te tregoheni , disi me afer se vertetes , do ishit me komod ne qendrimin tuaj politik por edhe moral . Periudha e zgjedhjeve , dhe koha e luftes , ; genjeshtrat jan sheshit . Ne fund nje ose dy do fitoni , per qeverisie ; megjithqe edhe te tjeret do fitojne opozotarin ;, s'eshte pak , nese di ta levizesh dhe opozitarizmin . Cilido qe te fitoje qeverisien , nuk do ti gezoni ato privilegje dhe leshime , si ngjer me sot . Cdo premtim nga ju dhe c'do kerkese mga ne --sigurisht brenda te mundeshmes -- qe do te merni persiper , per te cilat do te merni edhe voten , ne rast mosrealizimesh , nuk do ta hidhni perseri hallin me -- bejme dhe gabime -- , mos detyroni popullin te shkaterroje gjithcka qe ka ndertuar ngjer tani ; me djersen dhe gjakun e tij ,; por largohuni vet , dhe ti kerkoni falie popullit , qe faktikisht e keni perdorur si sherbetorin tuaj te bindur . Harroni kohet e arta -- qe bete si deshet -- , per keto 30 vjet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori