Deklaratat e Ramës/ Duka dhe Idrizi reagojnë ashpër! Kreu i PAA: Vezët e mia ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur! PDIU: Bablok makiavelist

Deklaratat e Ramës/ Duka dhe Idrizi reagojnë ashpër! Kreu i PAA: Vezët e mia ty të pëlqenin por doje gjellë të prishur! PDIU: Bablok makiavelist

Agron Duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë teksa ironizoi kapmin opozitar duke e cilësuar si koalicioni “KÇK” tha se Duka do të mbahet mend si i vetmi kryetar partie pas 1912, që nuk e nxori asnjë ditë nga garazhi partinë e tij, në pritje që Basha ta ribëjë ministër Bujqësie.

"O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa ti fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një " R " tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët.  Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton...", shkruan Duka.

Ndërkaq për deklaratën e Ramës, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga PAA, e cila e quan kryeministrin një lider të dështuar dhe në panik.

" Gjelat, pulat, zogjtë dhe vezët janë ushqime të shëndetshme për çdo shqiptar.Vezët e arta me 'tre të kuqe'  i bëjnë vetëm diktatorët. Ndërsa arroganca, babëzia, korrupsioni dhe kapja e shtetit janë vese skllavëruese për një popull.Gjuha e Ramës është gjuha e urrejtjes së një lideri të dështuar dhe në panik. Ramën e tremb suksesi i Dukës, ndaj edhe kandidoi edhe në Durrës që të aktivizojë. lidhjet kriminale siç bëri në zgjedhjet e 2017 që e lanë Shqipërinë jashtë BE-së dhe detyruan shqiptarët për të braktisur familjet dhe vendin e tyre. Shqiptarët do ta bëjnë dallimin me votë. Agron Duka ka vlerësimin maksimal për integritetin, dinjitetin dhe ndjeshmërinë sociale ndaj njerëzve të thjeshtë pavarësisht për kë votojnë. Ngushëllime për  'ngordhjen' tuaj politike shoku Rama. Ndjesë, por këtë terminologji përdorim ne që përfaqësojmë fshatin për gjelat që kakarisin mbi pleh", thuhet në njoftim.

Ndërkohë që ka reaguar edhe PDIU, e cila e quan Ramën si 'babloku makiavelist i tipit 'një pallat, një votë'.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Rama e quajti Idrizin 'sekser të Çamërisë', PDIU reagon ashpër: Bablok makiavelist

Deklaratës së ashpër të Kryeministrit Rama, i cili e quajti Shpëtim Idrizin, si sekser të Çamërisë, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i është përgjigjur me kundërakuza.

Në një njoftim për mediat PDIU e quan Ramën si 'babloku makiavelist i tipit 'një pallat, një votë'.

"Ky përfaqësues emblematik i korrupsionit institucional e politik, që e nisi karrierën duke shitur ikona të vjedhura, duke ndryshuar fasada e shitur leje ndërtimi për të cilat njihet gjerësisht si “Mister 20%”; ky investim okult i qarqeve antishqiptare, ky kloun që ka 21 vite në pushtet e qeverisje me propagandë që do e kishte zili edhe Musolini; ky intrigant i vogël, por shterues i madh i arkës së shtetit që e ndan me miqtë e tij oligarkë ditën për diell, e ku Nusretin e ka kuzhinierin e shpurës perverse të zullumqarëve që po fut me shpejtësi nëpër lista me shpresën se do t’i shpëtojnë drejtësisë nesër; ky i pashpresë që kanabizoi vendin, kriminalizoi politikën dhe e polarizoi shoqërinë; ky i pabesë e i paburrë që largoi mbi 400 mijë shqiptarë nga shtëpitë e trojet e tyre; ky tradhtar që shiti Çështjen Çame si agjendë personale, dhuroi detin e shqiptarëve dhe vendos për shitjen e çdo prone sikur t’ia kenë lënë prindërit; ky shërbëtor i banditëve që iu ka premtuar kulla, porte e aeroporte, licenca minierash e telekomunikacioni, dhe që do mandate për të shkatërruar këtë vend të bekuar nga Zoti; ky individ që e mat hajdutërinë me metra aq sa do ta kishte zili edhe libri “Guinness”, do të kujtohet si vemja e hedhur me neveri në koshin e plehrave të historisë së dhimbshme të tranzicionit shqiptar. Edvin Rama, 25 prilli po vjen me furi për të të lënë lakuriq në vetminë tënde të madhe në Surrel duke pritur drejtësinë të të trokasë në derë që të japësh llogari njëherë e përgjithmonë për çdo të keqe që i ke bërë këtij vendi. Edvin Rama, koha jote ka përfunduar", thuhet në reagimin e PDIU.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb