Shqipëria, e fundit në Europë për bujqësinë organike

Shqipëria, e fundit në Europë për bujqësinë organike

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, me rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (nga 2% që është mesatarja europiane), por nuk ka arritur që të zhvillojë bujqësinë organike, e cila do ti sillte vlerë të shtuar sektorit.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se Shqipëria kishte vetëm 1097 hektarë sipërfaqe totale organike, që në raport me sipërfaqen totale përkatëse të punueshme është më e ulëta në Europë, me rreth 0.09%, nga gati 10% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Shtetet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndonëse kanë një peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomi kanë një sipërfaqe më të lartë të bujqësisë organike.

Në Maqedoninë e Veriut, sipërfaqja totale organike (e konvertuar plotësisht, ose në proces konvertimi) në vitin 2021 ishte 7794 hektarë (rreth 0.61% e totalit) dhe në Mal të Zi ishte 4404 hektarë (1.72% e totalit).

 Zona e bujqësisë organike e BE-së mbulonte 15.9 milionë hektarë

Sipas Eurostat, sipërfaqja e përdorur për prodhimin bujqësor organik në BE, vazhdon të rritet.

Ajo u zgjerua nga 14.7 milion hektarë (ha) në 2020, në 15.9 milion ha në 2021, ekuivalente me 9.9% të sipërfaqes totale bujqësore të shfrytëzuar në BE (utilised agricultural area, UAA).

Midis 2012 dhe 2021, sipërfaqja e përdorur për bujqësi organike, u rrit pothuajse në të gjitha vendet e BE-së.

Zona pothuajse u katërfishua në Portugali (+283%) dhe Kroaci (+282%), normat më të mprehta të rritjes brenda BE-së. Ajo gjithashtu u rrit me shpejtësi në Francë (+169%) dhe gjithashtu u dyfishua në Hungari (+125%) dhe Rumani (+101%).

Përqindjet më të larta të zonave të bujqësisë organike, brenda totalit të UAA ishin në Austri (26% në 2020), Estoni (23% në 2021) dhe Suedi (20% në 2021).

Në të kundërt, pjesa e zonave me bujqësi organike ishte nën 5% në gjashtë vende të BE-së në vitin 2021, me përqindjet më të ulëta në Bullgari (1.7%) dhe Maltë (0.6%)./ Monitor

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/06/2023 01:59

    Po fermeret tane mburren ore e minute per prodhime /bio/-organike e tani qenkan te fundit?! E po si do te marresh superprodhim pa pesticide e plehera kimike?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen