Shqipëria e Kosova drejt unifikimt
të tregut energjetik, gati projekti

Shqipëria e Kosova drejt unifikimt<br />të tregut energjetik, gati projekti
TIRANË- Shqipëria dhe Kosova po punojnë për një unifikim të tregut energjetik mes dy vendeve. Në plan për t'u realizuar brenda një kohe të shkurtër, janë dy projekte interkonjeksioni, ai i linjës 110 Kv Dragash-Kukës dhe ai i linjës 400 Kv Shqipëri-Kosovë, i financuar nga banka gjermane "KfË".

Për realizimin e dy projekteve u nënshkrua sot në Tiranë një memorandum bashkëpunimi mes ministrave të Energjetikës të të dy vendeve. Në përfundim të nënshkrimit ministri i Energjisë të Shqipërisë, Damian Gjiknuri dhe homologu i tij kosovar, Fadil Ismajli, theksuan rëndësinë që ka ky treg i përbashkët për të ardhmen e dy vendeve.

Marrëveshja e firmosur mes dy vendeve synon krijimin e një autostrade energjetike, me qëllim stabilizimin e furnizimit të dy shteteve në çdo kohë. Për të realizuar këtë, të dy shtetet kanë parashikuar një mori investimesh në vitet në vijim.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç