Shqipëria feston ndërrimin
e viteve, vjen 2018-a/VIDEO

Tirana dhe e gjithë Shqipëria festoi ndërrimin e viteve mes spektaklit të fishekzjarreve dhe muzikës. Kryebashkiaku Erion Veliaj së bashku me qindra njerëz të mbledhur në sheshin ‘Skënderbej’ bëri numërimin mbrapshtë të sekondave deri në nisjen e hedhjes së fishekzjarreve.

Pas spektaklit të fishekzjarrëve që zgjati disa minuta festimet në Tiranë po vazhdojnë me koncertin e nisur në orën 22:30 me këngëtarët e njohur Elhaida Dani, Tiri & Band, Kastro Zizo, Beatrix Ramosaj, Elgit Doda dhe Ronela Hajati të organizuar nga bashkia në shesh si dhe me aktivitetet të tjera.

Shqiptarët e kanë shijuar koncertin dhe spektaklin e fishkzjarreve, përfshirë shampanjë, gjel deti, dhurata, vizita, këngë, puthje e përqafime.

“Uroj të jetë një vit i mbarë dhe plotë suksese, një vit me dashuri dhe lumturi, përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë,” tha Veliaj.

VIDEO/Kreu i Bashkisë së Tiranës pret ndërrimin e viteve së bashku me qytetarët në Sheshin Skenderbej


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella

Dita e parë në detyrë e kreut të Pentagonit, paralajmëron ndryshime të thella