Shqipëria firmos marrëveshjen
e gazsjellësit me 3 shtete
Qeveria shqiptare ka firmosur sot Marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin trans-adriatik të gazsjellësit me qeveritë e Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës. Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve janë ftuar në Tiranë nga kryeministri Berisha.
TIRANE- Qeveria shqiptare ka firmosur sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin Trans-Adriatik të gazsjellësit me qeveritë e Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje Hercegovinës. Shqipëria përfaqësohet nga Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë Aldo Bumçi; Mali i Zi nga Zëvendëkryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Europian, Igor Lukshiç; Bosnje Hercegovina nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Zlatko Lagumdzija dhe Kroacia nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, Joshko Klisoviç. Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve kanë ardhur në Tiranë në një takim në të cilin fjalën përshëndetëse e mbajti Kryeministri Sali Berisha.
“Memorandum që firmosën sot në mirëkuptim të plotë me qeverinë italiane dhe greke”, - tha Kryeministri Berisha, - “mendoj se është dëshmie një harmonie edhe më të madhe në rajon. Besimi dhe shpresa ime është që TAP ka të gjitha shanset për të gjithë projekti fitimtar.
Një vendim i madh merret gjatëve javëve që vijnë në Ajzerbaxhan.
Por dua të theksoj edhe fuqinë bashkëpunuese që ky projekt mbart në vetvete. Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë e Greqisë tregoi harmoni dhe memorandumi që po nënshkruajmë sot ka frymën e bashkëpunimit të asaj marrëveshjeje e kam përshtypjen se vendimarrësit do ta kenë parasysh këtë faktor", - përfundoi Berisha duke i dhënë fjalën ministrave pjesëmarrës.
"Do doja ta falenderoja Kryeministrin Berisha për ftesën, që na ka sjellë të gjithëve sot këtu. Dhe ne jemi këtu sepse ndajmë të njëjta bindje prej të cilit vijnë të gjitha zhvillimet e mëpastajme në ekonomi. Jemi këtu sepse besojmë në të ardhmen e vendeve tona. Na ndihmoftë Zoti, por duhet të ndihmojmë edhe veten e me këtë besim kemi ardhur këtu", - tha Zv.Kryeministri i Bosnje Hercegovinës.
Ministri Luksiç i Malit të Zi tha: “Kjo marrëveshje ka rëndësi strategjike për vendin tonë. Kjo tregon edhe dinamikën e rajonit. Mendoj që ajo bëjmë sot tregon se kemi rezultat dhe shton forcën e vendeve tona, ky memorandum përshtatet në mënyrë të përsosur me objektivat që ne kemi për BE-në".
Ndërsa përfaqësuesi kroat Klisoviç tha: Ajo që doja të theksoja është se Republika e Kroacisë mbështet protësisht këtë projekt. Do doja të theksoja dy gjëra të rëndësishme për vendin tim, Kroacinë. Mendoj se nëpërmjet këtyre projekteve japim sigurinë dhe efikasitetin energjitik të vendeve tona. Ne do të kontribuojmë jo vetëm në sigurinë energjitike të vendeve të Evropës Juglindore, por edhe më gjërë, të vendeve ku kalon trajektorja e këtij projekti", - tha Luksiç.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
16%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 287
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21