Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s, Kosova në rënie të lirë! Belgjika e para edhe me humbje

Shqipëria ka fituar tre pozicione për muajin tetor në renditjen e FIFA-s pavarësisht se kombëtarja kuqezi u mposht 0-1 në ndeshjen deçizive të eliminatoreve të Botërorit kundër Polonisë. Kjo rritje e skuadrës së drejtuar nga Reja ka ardhur për shkak të fitores me Hungarinë, me të njëjtin rezultat, por edhe si pasojë e fitoreve radhazi deri më 12 tetor.

Aktualisht kuqezinjtë renditen në vendin e 63, ndërsa një muaj më parë pzoicionoheshin në vendin e 66.

Ndërkohë Kosova ka pësuar një rënie me 4 pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, ku nga vendi i 109 ka shkuar në 113. Kjo zbritje ka qenë për arsye të rezultateve negative ku Kosova ka pasur në ndeshjet e muajit shtator dhe tetor, ku në 5 sfida “Dardanët” kanë triumfuar në 1 ndeshje, ndërsa së fundi humbi me Gjeorgjinë.

Ndërkohë përsa i përket kreut Belgjika vijon të mbajë vendin e parë pavarësisht se u rendit e katërta në Ligën e Kombëve duke humbur si me Francën ashtu edhe me Italinë. Pas ‘djajve’ vjen Brazili, ndërsa podiumin e mbyll Franca e saposhpallur kampione e Ligës së Kombeve në finalen kundër Spanjës.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër

‘Meta spiun që në Qytet Studenti’/ Haklaj për shkarkimin e gjyqtarit Zhukri: Kamikaz i Rithemelimit! Altin Dumani prokuror i pastër