Ndeshja miqësore me Lituaninë ka dhuruar shumë emocione dhe spektakël në fushë dhe në tribunë, pavarësisht reshjeve të dendura të shiut që nuk pushuan për asnjë moment Shqipëria fitoi 4-1. Përballë lituanezëve, De Biasi vendos që në fushë të zbresë një formacion eksperimental. Ajo që bie më shumë në sy ishte debutimi i mesfushorit me tipare sulmuese, Valdet Rama, por edhe pjesa e mbrojtjes me dyshen Osmani-Mavraj dhe mesfusha me Sabien Lilajn.

Ndërsa në sulm ishte Bogdani me Çanin. Ndeshja ka nisur shumë e mirë për ekipin tonë kombëtar. Kuqezinjtë nuk pajtohen me rezultatin duke shënuar me Alban Mehën me një super gol me goditje dënimi nga mesfusha duke lënë të shtangur portierin kundërshtarë. Goli ngre në peshë stadiumin, ndërsa pa u qetësuar atmosfera është sulmuesi Edgar Çani që dyfishon shifrat në minutën e 37’ pas një gabimi në mbrojtjen mike.

Atëherë kur të dy ekipet po u drejtoheshin dhomave të zhveshjes Migjen Basha që shënon në ndeshjen e dytë me Shqipërinë duke fundosur Lituaninë. Agolli në të 53’ ushtron presion nga e majta duke lëshuar një top në zonë që dërgohet në rrjetë nga Palionis. Në vazhdim trajneri De Biasi nuk mendon për rezultatin por zëvendësimet, ndërsa Evaldas në minutën e 75’ shënon golin e nderit për Lituaninë.


Dylber Balla/ Shqiptarja.com