Përfundon afati i karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Përfundon afati i karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut

Foto ilustruese

Sot përfundon afati i karantinës për të ardhurit nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Karantina e detyruar 2 javore për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia e vendosur nga Komiteti Teknik e Ekspertëve për shkak të shifrave shqetësuese në këto dy vende fqinje ishte në fuqi deri ditën e sotme (3 maj).

Nga sonte në mesnatë, hyrja në territorin shqiptar është pa kushte. Duke parë situatën në rajon, kjo masë shtrënguese vetëm për dy shtet fqinje të Shqipërisë zgjati plotësisht dy javë.

Nuk dihet nëse Komiteti Teknik i Ekspertëve do të mblidhet sërish për të marrë një tjetër vendin për vijimin e karantinës.

Një tjetër vendim i marrë nga Komiteti ishte edhe rikthimi në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta në gjimnaze. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Vendimi për karantinimin e emigrantëve, Mehmetaj: Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?!

1590844110_kejdimehmetaj.jpg

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila garoi e dyta në Qarkun e Fierit, ka reaguar në lidhje me faktin se sot mbaron afati i rregullit për karantim të të gjithë të ardhurave nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Mehmetaj shkruan se asgjë nuk ka ndryshuar me virusin përveçse mbaruan zgjedhjet.

"Fiks një javë pas zgjedhjeve “Komiteti Rama” ka marrë vendim që emigrantët e ardhur nga Greqia dhe vendet e tjera fqinje nuk kanë nevojë të karantinohen pasi të hyjnë në Shqipëri. Çfarë ndryshoi me virusin për një javë, përveçse mbaruan zgjedhjet?  Sot KLSH dërgon në “Parlamentin Rama” një raport që flet për 711.8 mln euro dëm që institucionet shtetërore i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm në 2020. Shkelje, abuzime dhe vendime të parregullta. Ku shkuan këto para dhe a do mbajë kush përgjegjësi ligjore?  Prej disa ditësh janë bërë publike faktet se si me paratë e taksapaguesve shqiptarë, paguhen shqiptarë të tjerë në shkëmbim të votës, me pretekstin e tërmetit, kundër çdo ligji e rregulli.

Prej ditësh bëhen publike fakte të blerjes së votës ose të përdorimit të institucioneve shtetërore në shkëmbim të votës.  5% e votave kanë dalë të pavlefshme dhe ka mjaftueshëm pamje filmike që tregojnë se si numëruesit e Ramës prishin fletët e votimit, apo sesi llogarisin fletë të pavlefshme si të vlefshme për PS.  Çfarë duhet akoma për të kuptuar që zgjedhje nuk ka patur?", shkruan Mehmetaj.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh