Është rikthyer karantina e detyruar 2 javore për qytetarët që vijën nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Kjo u bë e ditur sot nga Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, gjatë një konference për shtyp,e cila tha se shkak për këtë vendim janë bërë shifrat shqetësuese në këto dy vende fqinje. Karantina e detyruar për qytetarët nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia do jetë në fuqi deri më 3 maj.
Po ashtu, Rakacolli bëri me dije se një tjetër vendim i marrë nga Komiteti është edhe rikthimi në klasa i nxënësve të viteve të para dhe të dyta në gjimnaze. Ndërkohë mbesin të pandryshuara edhe për dy javët në vijim masat e tjera anti-COVID të vendosura më parë.
Kujtojmë se ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit, mbetet e ndaluar i grumbullimi i më shumë se 10 personave, ndërsa universitetet dhe gjimnazet, me përjashtim të maturantëve edhe klasave të para dhe të dyta, vijojnë mësim online.
Ndërkohë, Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se situata me pandeminë në vend po përmirësohet, ku u tha se indikatorët tregojnë një ulje. Ajo theksoi mes të tjerash se Tirana ka numrin më të lartë të rasteve aktive me COVID, kjo për shkak të grumbullimeve, duke shtuar se ka një rritje të numrit të infeksioneve në Gjirokastër, Korçë e Berat, situatë që po monitorohet.
"Mesatarja javore e rasteve pozitive ka zbritur nga 172 në 138. Incidena javore në 108 nga 187. Ka një rritje të qëndrueshme të incidentës 2 javore në incidencën e saj të zbritjes. Numri i bashkive ka zbritur nga 36 në 33, raporti meshkuj femra mbetet 48 me 52% në raport me infeksionin, ndërsa është e ndryshuar në rastet e humbjes së jetës. Numri i shtrimeve në spitale deri dje ka qenë në 174. COVID3 dhe COVID 4 nuk kanë pacientë për momentin, por janë në gatishmëri të plotë. Një indeks tjetër është edhe ulja e vdekshmërisë që nga 50 një javë më para, në 25. Një ndryshim i qenësishëm ka qenë edhe rezultati i rasteve të reja në disa vende. Tirana ka një numër rastesh aktive të larta, por vihet re që po bëhet tashmë dy-tre javë që Gjirokastra, Korça dhe Berati vijën mbrapa me numra të reja rastesh, që po mbahen në vëzhgim", tha Fico.
Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Gjithashtu edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.
"Vendoset karantinë dy javorë për qytetarët që vijnë nga Maqedoni e Veriut dhe Greqia, si dhe rikthehen në shkollë vitet e para dhe të dyta. Të vazhdohet të zbatohet me rigorozitet masat e vendosura", tha Rakacolli.
Hahaahha tamam per mos te ardhur te votosh.cfardo te besh nocfrrokun do marresh
Përgjigju