"Shqipëria i Bashkohet Evropës Krijuese", ishte aktiviteti që Qendra e Informimit e BE-së Shkodër, zhvilloi pasditen e sotme në kuadrin e një sesioni informimi që kjo qendër po bën me pjesëmarrjen e organizatave kulturore që operojnë në rajonin verior të vendit tonë.
Gjatë fjalës së saj, drejtuesja e Qendrës së Informimit të BE-së Shkodër, Shehiada Piraniqi, bëri të ditur për pjesëmarrësit përfitimet që synon të marrë Shqipëria si pjesë e programit të hartuar me këtë rast."Evropa Kreative është struktura e programit të Komisionit Evropian për mbështetje të sektorëve kulturor dhe mediatik. Duke qenë vijimësi e programeve të mëparshëm "Kultura" dhe "Media", Evropa Krijuese me një buxhet prej 1.46 miliard eurosh, 9 për qind më i lartë se paraardhësit e tij, do të mbështesë, iniciativat në sektorin kulturor, të tilla si ato që promovojnë bashkëpunimet ndërkufitare, platformat, rrjetëzimin dhe përkthimet letrare. Mbështetje do të përfitojnë edhe iniciativat në sektorin audiovisual, si ato që promovojnë zhvillimin, shpërndarjen, ose aksesin në veprat audiovizuale, një nismë ndër- sektoriale, duke përfshirë një garanci të shërbimeve dhe bashkëpunim transnacional të politikave", tha Piraniqi.Sipas saj, ky program konsiston në dy nënprograme, "Kultura që promovon sektorin kulturor" dhe "Media që mbështet sektorin audiovizual". Organizatat kulturore shqiptare do të mund të përfitojnë nga nënprogrami Kulturor i Evropës Krijuese. Më tej Piraniqi, sqaroi se në qershor të këtij viti, Komisionerja Evropiane për arsimin, kulturën, shumëgjuhësinë dhe rininë, Androulla Vassiliou dhe Ministrja shqiptare e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi, nënshkruan në lidhje me këtë një marrëveshje mes Komisionit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë.
Duke u ndalur në shembuj konkret, ajo tha se organizatat shqiptare, do të kenë mundësi të aplikojnë për grante për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për ngritje rrjetesh kulturore apo krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe, ndërkohë që shtoi se Shqipëria pritet gjithashtu t'i bashkohet nënprogramit "MEDIA" të Evropës Krijuese pasi të ketë përshtatur legjislacionin e saj audiovizual me ligjet e BE-së./ATSH/
/Shqiptarja.com