Shqipëria ime fantastike, jo vetëm
bregdet, tani dhe turizmi i aventurës

Shqipëria ime fantastike, jo vetëm<br />bregdet, tani dhe turizmi i aventurës
Shqipëria ime fantastike është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në ҫdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të veçanta ofrojnë.
 
Jemi në kulmin e sezonit veror, ata që kishin menduar që do t’i shpëtonin temperaturave të larta të nxehtit “afrikan” u gabuan. Tashmë të gjithë po mësyjnë bregdetin e mrekullueshëm të vendit tonë, nga Velipoja e deri në Ksamil, për të përballuar  këtë vapë mbytëse, ku deti duket si alternativa e vetme.

shqiperia ime

Por Shqipëria me potencialin turistik  që disponon mund të ofrojë më shumë sidomos për ata që kërkojnë të lëvizin, të provojnë eksperienca të reja, apo të sfidojnë veten, si psh, në zhytjet nën ujore, në fluturimet e organizuara, sportin e adrenalinës rafting, ecjet në alpet magjepsëse edhe të tjera aktivitete në atë që quhet turizmi i aventurës. Sigurisht që në qoftëse ajo që kërkon nga pushimet është vetëm të shijosh një kocktail buzë detit dhe kaq, kjo tendence në zhvillim e sipër me rritjen më të shpejtë në industrinë e turizmit, nuk bën për ty.

shqiperia ime

Megjithëse përcaktimi i fjalës aventurë është paksa e ngatërruar, sepse për dikë ngjitja në malin e Dajtit mund të jetë po e njëjta gjë sikurse ngjitja në majën e Everestit, por që në fakt nuk është.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                         
Pikërisht, në kuadrin e promovimit të këtij lloj turizmi të ri në Shqipëri, Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT) dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmitdëshiron t’ju informojë se një grup prej 30 agjencish turistike të huaja dhe përfaqësues të medias ndërkombëtare, organizuar nga Adventure Travel Trade Association (ATTA) do të vizitojë vendin tonë si pjesë e një turneu nëpër Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni nga data 28 Gusht-31 Gusht.  Bëhet fjalë për ardhjen për herë të parë, të një ndër grupimeve më elitare dhe profesionale në ushtrimin e turizmit të aventurës në rang botëror.

Mjafton të përmendim faktin që në këtë grup do të bëjnë pjesë edhe të dërguar nga Lonely Planet, kupton rëndësinë dhe  prestigjin që do të ketë ky tur familjarizues. Kujtojmë që Lonely Planet është guida turistike më e madhe në botë dhe jehona që do të marr sigurisht që do të ndikojë jo pak në rritjen e reputacionit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare si një destinacion që ka shumë për të ofruar, tanimë edhe produktin e turizmit të aventurës. Por jo vetëm kaq, agjent të kompanive të mëdha dhe travel ëriter, (shkrimtar udhëtimesh), gazetar me reputacion  nga SHBA, Kanadaja, Suedia sa për t;iu përmëndur disa nga vendet ku ata vijnë, do të njihen nga afër me ccdo mrekulli që natyra i ka falur Shqipërisë, në një tur ku AKT-ja është kujdesur që të jetë sa i jashtëzakonshëm aq edhe i vështirë për tu harruar nga secili pjesëmarrës, në mënyrë që promovimi dhe marketingu mbi vendin tonë të jetë real dhe i ofruar në menyrën më profesionale.

Duhet pranuar se në Shqipëri ekzistojnë agjenci që ushtrojnë këtë aktivitet prej kohësh dhe e kanë futur vendin tonë në këtë treg të ri turistik. Por kjo vizite do të hapë një dritare të re dhe krijoj bazat  për të ofruar një standard të lartë në shërbimët e këtij lloj turizmi

shqiperia ime
 
Po çfarë është turizmi i aventurës, për të gjithë ata që po lexojnë për herë të parë mbi këtë term?

 
Sipas asaj që përkufizohet nga Universiteti George Washington në SHBA & ATTA, është udhëtimi i një personi jashtë mjedisit normal ku jeton për më shumë se 24 orë dhe jo më shumë se një vit rradhazi. Ndërkohë një udhëtim aventure mund të konsiderohet nëqoftëse përmbush 2 nga 3 kriteret e mëposhtme.
1-Ndërveprim në natyrë
 2-Shkëmbime me kulturën e vendit që viziton
3- Aktivitet fizik.
Për ta ilustruar me shembujt përkatës në vendin tonë dhe për ta bërë më të lehtë për lexuesit, udhëtimi i aventurës mund të jetë birdwatching (vëzhgimi i shpendëve) në lagunën e Karavastasë, hiking (ecje në këmbë)  në Theth apo Vermosh, biking ( ciklizëm) në ajrin e pastër të Dajtit apo rafting  në kanionet e famshme të Osumit, gjithashtu siç edhe ju kemi njohur më artikujt e mëparshëm të risisë me emrin, Jeep Safari.
 
Qëllimi i këtij udhëtimi  familjarizues (Fam Trip) nuk është vetëm për të eksploruar potencialin e Shqipërisë për këtë prirje të re të turizmit, por edhe për të shkëmbyer përvojën me operatorët turistikë të vendit që janë të fokusuar në këtë produkt turistik, jo aq popullor për momentin. Me këtë rast do të organizohet nga AKT-ja një B2B (Business-to-business) market place në Llogara në datën 29 gusht, ora 16:30 në Hotel Sofo.

shqiperia ime
 
Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ftuar të gjithë operatorët turistik shqiptar, që ofrojnë këto lloj shërbimesh të marrin pjesë në këtë market place B2B, duke e parë si një mundësi unike në përditësimin e të rejave më të fundit nga ky sektor dhe rritjen e kapaciteteve të tyre. Përgjigja ka qenë me të vërtetë inkurajuese, me rreth 16 agjenci turistike të kontaktuara, më shumë se gjysma e tyre ka konfirmuar pjesëmarrjen deri më tani, duke qenë një tregues i qartë i interesimit të lartë që ka shkaktuar ky aktivitet që pritet të organizohet në fund të muajit.
 
Kur amerikani Leo Le Bon, ai që konsiderohet edhe si pioneri i parë i këtij lloj turizmi (bashkëthemeluesi i kompanisë së parë në botë që ofronte shërbimin e turizmit të aventurës), në 1967-ën e largët nisi së bashku me 8 miqtë e tij udhëtimin përgjatë Nepal-it, askush nuk do të besontë që ishtë fillimi i një rrugëtimi që sot përjetohet me emrin që e përkufizon, Aventurë.

shqiperia ime
 
Atyre që udhëtojnë në këtë periudhë, në drejtim të bregdetit në jug, u rekomandohet, që  të ndalen  në Llogara dhe të hedhin një vështrim në mundësitë e ofruara në këtë drejtim në shërbimet e lartpërmendura. 
 
Për më tepër AKT ka hartuar një program të detajuar në 4 ditë për pjesëmarrësit ATTA-s gjatë udhëtimit të tyre, i cili do të jetë plot adrenalinë dhe që do të vizitojnë vende magjepsëse të Shqipërisë tonë të bukur.  Për më shumë informacione rreth këtij aktiviteti mos hezitoni të na ndiqni online në faqen zyrtare në Facebook të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Visit Albania 

https://www.facebook.com/VisitAlbania.al?fref=ts

shqiperia ime

shqiperia ime

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë

PD akuza se grabitën prona në Vuno, Rama: Baltë mbi familjen time, shihemi në gjyq! Trashëgimtarët e pronave të stërgjyshit s’kanë marrë certifikatë