"Shqipëria ime fantastike" është një projekt i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, i cili synon që çdo javë të sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar destinacione dhe atraksione turistike të cilat vlejnë të vizitohen përgjatë 2014. Ky suplement do të çojë lexuesit në ҫdo cep të vendit për ta bërë atë të njohë elementë nga kulinaria, trashëgimia kulturore, hoteleria dhe artizanati që zona të veçanta ofrojnë.

"Përveç detit, kemi gjithçka tjetër!" Me këtë moto rrethi i njohur i Përmetit çeli gjatë muajit maj sezonin turistik. Për të tretin vit Përmeti po rreshtohet krahas qyteteve të tjera shqiptare me potencial të dukshëm turistik dhe autoritetet lokale së bashku me bizneset e vogla përgatiten herët në kohë.
Si një prej trevave me histori dhe natyrë fantastike, banorët vendas tashmë e kanë kuptuar që agroturizmi mbetet një prej industrive më fitimprurëse.
Sezoni turistik që çelet në muajin maj dhe përfundon në fillimvjeshtën e nëntorit këtë vit vjen edhe me një risi. Pranë zyrës turistike të qytetit të Përmetit këtë sezon u instalua monitori i një webfaqeje ku vizitorët eksplorojnë luginën e bukur dhe ende të mbrojtur të lumit Vjosa e cila do të shërbejë si një aperitiv dhe muzeumit të gjallë e të prekshëm të vetë terrenit.

Agjensia Kombëtare e Turizmit tashmë është partnere e kësaj nisme interesante bashkë me dy organizata joqeveritare të spikatura në mbrojtjen e mjedisit, INCA (Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri) me qendër në Tiranë dhe MED-INA (Mediterranean Institute for Nature and Anthropos) me qendër në Athinë.
Termi ECOMUSEUM është prezantuar për herë të parë nga muzeologu francez Hugues de Varinene në 1971. Eksperimentimi filloi në atdheun e vetë shpikësit duke iu referuar veçanërisht një ideje të re të interpretimit tërësor të trashëgimisë kulturore, në kundërshtim me fokusin mbi artikuj dhe objekte të veçantë që realizohen nga muzeumet tradicionale.
Një ecomuseum është një muze fokusuar mbi identitetin e një vendi, bazuar kryesisht në pjesëmarrjen lokale dhe me qëllim për të rritur mirëqenien dhe zhvillimin e komuniteteve lokale. Një ecomuseum është një instrument i konceptuar, stiluar dhe operuar së bashku nga një autoritet publik (p.sh. pushteti lokal) dhe komuniteti vendas.
Përfshirja e autoritetit publik bëhet nëpërmjet ekspertëve [stafit], objektet dhe burimet që ajo ofron, përfshirja e popullatës lokale varet nga njohuritë, aspiratat e saj dhe qasje individuale.

Ajo është një pasqyrë në të cilën popullsia lokale shikon vetveten për të zbuluar imazhin e saj, ku ajo kërkon dhe gjen një shpjegim për territorin të cilit i përket për kulturën dhe popullsinë që i ka paraprirë, përmes ecurisë së brezave.
Kjo është një pasqyrë që popullsia lokale e ngre dhe e mban për vizitorët e saj në mënyrë që të përçojë tek ta sa më kuptueshëm dhe tërheqës informacionin për industrinë, zakonet dhe identitetin e vendit të cilit i përket dhe të marrë në këtë formë pas edhe admirimin dhe vlerësimin plot respekt të vizitorëve.
Ajo është një shprehje e njeriut dhe natyrës. Ajo e vendos njeriun në mjedisin e tij natyror dhe përshkruan natyrën me egërsinë e saj, por njëkohësisht e përshtat me imazhin e aspekteve tradicionale dhe industriale.

Ecomuzeumi i Përmetit përfshin zonat nga burimi dhe përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë, nga malet e Pindit në Greqinë Veriore deri në Grykën e Këlcyrës. I titulluar me emrin specifik VAEcoM ky projekt ka si synim të ngrejë dhe të zhvillojë një muze në natyrë (eko-muzeum) i cili do të shtrihet në rajonin ndërkufitar të dy vendeve tona, pa mure e godinë të mirëfilltë, por i lokalizuar përgjatë të gjithë mjedisit natyror të basenit të lumit Vjosa.
Qëllimi kryesor do të jetë promovimi dhe ruajtja e vlerave dhe pasurive natyrore e kulturore të zonës. Një muze i tillë i gjallë, do të konsistojë fillimisht në katër shtigje/rrugë tematike të cilat do të përfshijnë jo vetëm aspektet shkencore dhe ato të edukimit, por edhe një përqasje të re me efekte sociale dhe shpirtërore në komunitetin që jeton, por edhe më gjerë.

Ekomuzeumi i basenit të lumit Vjosa do të kërkohet të jetë një institucion permanent, me bazë zonën dhe me të paktën dy pika fillimi nga një në çdo vend, duke vepruar në shërbim të shoqërise lokale dhe vizitorëve.
Ai do të ndihmojë komunitetin në të dy anët e kufirit përmes pjesëmarrjes aktive të promovojnë dhe të mbrojnë mjedisin e tyre natyror, të ruajnë traditat e paraardhësve të tyre dhe njëkohësisht të zhvillojnë ekonominë e trevës dhe familjeve.
Përmeti vazhdon të mbetet treva më konservatore e vendit përsa i përket ruajtjes së traditave, kulinarisë, ekosistemit dhe vetë natyrës. Muzeumi i gjallë përgjatë rrjedhës së Vjosës ka qenë dhe do të mbetet një nga atraksionet e rralla të Jugut të vendit ku barbaria njerëzore nuk do të aplikohet kurrë.
Përveç detit, në Përmet ka gjithçka tjetër madje edhe shumë respekt për natyrën ndaj AKT-ja këtë javë u sugjeron një fundjavë në Përmetin e historisë, folklorit, likove, rakisë, verës dhe njerëzve mikpritës.
/Shqiptarja.com

çfarë ofron buzë Vjosës e mes malesh">