Shqipëria ka 5447 të burgosur, shifra më e larta në Ballkan, ja sa i kushton shtetit

Shqipëria ka 5447 të burgosur, shifra më e larta në Ballkan, ja sa i kushton shtetit

Harta e të dënuarve në Europë

Në total rreth 1.5 milion njerëz janë të burgosur në Europë dhe më shumë se 600 mijë prej tyre janë në Rusi. Të dhënat, të marra nga Organizata Botërore e Burgjeve dhe Kombeve të Bashkuara, tregojnë numrin e të burgosurve në Europë ndaj numrit të përgjithshëm të popullsisë, në grafik shihen vendet e Evropës (përfshirë Rusinë dhe Turqinë), përjashtuar disa të dhëna për vendet ballkanike si Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova.

Shqipëria, sipas të dhënave, ka 5.447 të burgosur, që përbëjnë rreth 0.2 % të popullsisë, e barabartë në normë me Poloninë dhe Sllovakinë. Serbia, një tjetër shtet i rajonit, ka normë më të ulët të të burgosurve ndaj totalit të popullsisë, me rreth 10 mijë të burgosur por me normë 0.11 %. Edhe Maqedonia e ka normën më të ulët se sa në vendin tonë, me rreth 3 mijë të burgosur dhe normë 0.15 %.

Në krye të listës me normë të lartë qëndron Rusia, me 609,485 (0.42% të popullsisë). Bjellorusia pasohet nga 29,776 (0.31% e popullsisë) dhe Turqia e tretë me 229,790 të burgosur (0.28% të popullsisë së përgjithshme). Lituania (6,616 – 0,23%) dhe Letonia (4,243 – 0,22%) po kompletojnë pesë vendet e para në Europë me normë më të lartë.

Islanda (131 – 0.04%), Qipro (654 – 0.06%) dhe Suedia (5.630 – 0.06%) janë në pozitën më të mirë sa i përket numrit të së burgosurve ndaj totalit të popullsisë.
Në një studim të mëparshëm të Kombeve të Bashkuara, rezultonte se norma e lartë e të burgosurve ndikonte në ekonominë e një vendi prej kostove të mbajtjes së individëve në izolim, si dhe në kostot ekonomike të vetë individit pas daljes nga burgu (vështirësi për gjetje pune, mungesë socializimi etj.) Sipas një përllogaritje të vitit 2017, duke iu referuar një raporti të hartuar nga prezenca e OSBE dhe Drejtoria e Burgjeve, një i burgosur i kushton shtetit shqiptar nga 369 euro deri në 1380 euro në muaj sipas kategorive.

Një i paraburgosur ka kosto ditore 14.63 euro, një i burgosur që vuan dënimin i kushton shtetit 12.3 euro në ditë dhe një i dënuar por i sëmurë i kushton shtetit 46.23 euro në ditë sipas raportit të hartuar. Vetë Ministria e Drejtësisë është shprehur se kostoja reale mujore për një të dënuar është 800 euro, afërisht 9 mijë euro në vit, më e lartë edhe se shumë vende të tjera në Europë. Monitor


Raporti i plote i te denuarve ne Europe

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • banibani: 26/04/2018 14:46

    esht i vetmi vende qe nuke benan amnisti ku vende te fuqishme per arsye ekonomike lirojn me kusht,me drejt paraqirje ,zengjir elktronik dhe amnistia behet njelloi per krejt njelloi pasi se eshte denimi qe ben diferencen

    Përgjigju
  • Dalipi: 06/04/2018 13:02

    Vetem Rama dhe politikan te tjere jane jasht se populli ndodhet ne burg.Ligji eshe per popullin dhe kunder popullit,jajduterija dhe baktircilliku politik rrine ne parajes,fakiri ne burge Europes dhe Amerikes nuk i bie ne sy ky fakt?

    Përgjigju
  • Lili: 06/04/2018 10:16

    Po ca thoni italia 5mi i ka ne nje burg vetem ne shqiperi aq jan te gjith

    Përgjigju
    • Tironsi: 06/04/2018 15:26

      LILO O ME PERQINDJE NE VARESI TE NR TE POPULSIS.... E SHYQYR QE O GJYKATA KORUPTUME SE DO ISHIM NVEN TPARE.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë