Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut do t’i bashkohen në nëntor platformës TIPS ose sistemit të pagesave të shpejta.
Presidentja e Bankës Qendrore Europiane e dha lajmin në një konferencë për shtyp në Frankfurt teksa përgëzonte Bankën Qendrore të Bosnje e Hercegovinës dhe të Malit të Zi që e vunë në funksion platformën në fillim të javës.
“Pres me padurim një nisje të ngjashme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat pritet t'i bashkohen platformës në nëntor, duke bërë që të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë nismë të jenë pjesë e saj”, tha ajo.
Jashtë kësaj platforme do të mbetet vetëm Serbia.
Me këtë sistem, transfertat e parave do të kryhen në kohë reale brenda pak sekondash, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Përfitimet pritet të jenë të shumta, nga ulja e përdorimit të parasë fizike dhe kostove të transaksioneve, deri te rritja e përfshirjes financiare.
Gjithashtu pagesat mund të kryhen përmes kodit QR, alternativë që kushton më pak sesa kartat apo sistemi POS.
Komente












Faleminderit Mme Christine Lagarde.
Përgjigju.Nuk kuptohet pse Shqiperia qe perfitonte NGA SEPA ne Nje kohe me vendetve Tjera te Ballkanit e paska shtyre per ne Nentor ,Ndersa Mali I Zi dhe Bosnja e paskan kry kete pune Apo beri si beri e rropi Mafia e Bankave popullin Shqiptar edhe nje vit me shumë me tarifa te Shtrenjta .