'Shqipëria luan vetëm për fitore', Bushi: Anglinë e njohim mirë

Me 15 nëntor Shqipëria e 21-vjeçarëve do të përballet me Anglinë, kundërshtarin që renditet i pari në grup dhe që ka dy ndeshje më pak se kuqezinjtë. Në prag të kësaj sfide, trajneri Alban Bushi që sot bëri publike edhe listën me futbollistët e grumbulluar, është shprehur:

“Ne e dimë kush është Anglia, kemi parë disa ndeshje që ka luajtur. Kjo është në favor për ne. Gjithsesi Shqipëria futet gjithmonë në fushë për të fituar një lojë pavarësisht nëse është Anglia apo San Marino.”

Bushi e ka të qartë se si 21-vjeçarët shqiptarë mund t’ia dalin kundër ‘tre luanëve’.

“Nëqoftëse nuk bëjmë gabime individuale as Anglia nuk na bën gol. Nqs nuk bëjmë gabime individuale, nqs ne luajmë si ekip në grup, Anglia e ka të vështirë për të na bërë gol. Nuk ka të bëjë se është Anglia dhe duhet të ulim kokën. Patjetër që është ekip i madh, duhet ta rrespektojmë, por do ta ketë shumë të vështirë për të na mundur ne.”

Shqipëria në ndeshjen e fundit eliminatore mposhti Kosovën me shifrat 2-1, por renditet në vendin e katërt me 5 pikë. Gjithsesi në raport me tre vendet e para ka 1 ose 2 ndeshje më shumë.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë