Shqipëria ‘magnet’ i turizmit, eksperti në Report Tv: Ndikoi shumë marketingu! Jemi mirënjohës por edhe duhet të rikuperohemi në infrastrukturë dhe fuqi punëtore

Viti 2023 mund të quhet padyshim, viti i turizmit për Shqipërinë. Shifrat krahasuar me vitet e kaluara dhe dyndjet masive të turistëve kanë qenë jo vetëm nëpër plazhe, por edhe nëpër qytete ku natyra dhe historia nuk i zhgënjejnë asnjëherë. Në një intervistë me gazetarin e Report Tv Emiliano Islami eksperti i turizmit, Ferjolt Ozuni foli mbi këtë ekspansion të madh për vendin tonë gjatë sezonit turistik.

Ai u shpreh se një ndër faktorët që ka ndikuar ka qenë marketingu, por edhe ajo që Shqipëria ka për të ofruar, rivierën e veçantë në mes të Ballkanit.

“Ka pasur shumë reklamë të bërë nga persona brenda dhe jashtë vendit dhe kjo ka ndikuar. Ajo çka bie më shumë në sy është fakti që ndryshe nga shtetet e rajonit, Shqipëria vijon të ketë trend rritjeje. Jemi si treni që është lëshuar në dishezë, dhe pret që të ecë çdo kilometër e më shumë. Me disa rregullime të vogla në infrastrukturë mund të kishim edhe më tepër. Por nuk duhet të harrojmë të jemi mirënjohës megjithatë duhet theksuar mungesa e forcës punëtore.”-tha ai.

Ai gjithashtu përmendi se numri i madh i turistëve nuk ishte vetëm në plazhet e detit Jon si zakonisht, por edhe në qytetet tona të mbushura me histori. Gastronomia shqiptare ka qenë një tjetër magnet për turistët.

“Nuk kemi vetëm plazhet e mbushura por edhe qytetet me histori. Më herët i identifikonim turistët vetëm në plazhe, por kët vit risia ka qenë se i kemi parë kudo. Më parë nuk kishin informacion.”- tha eksperti.

Nga ana tjetër, eksperti nënvizoi edhe nevojën e madhe që ka Shqipëria për fuqinë punëtore por edhe në infrastrukturë.

“Krahu i punës që vijnë nga zona të largëta është e vështirë të kompensojnë mungesën e forcës së punës në Shqipëri. Ata vijnë me parim apo me informacione të industrisë shqiptare vetëm teorik. Dhe ata kryejnë detyrën mekanikisht dhe nuk na hyn në punë. Një ndër arsyet e largimit të forcës punëtore janë edhe të ardhurat që merr.”- tha eksperti i turizmit.  

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja