TIRANË - Shqipëria dhe Kina do të shkëmbejnë zyrtarisht mes tyre monedhat përkatëse, si pjesë e kursit valutor të dy shteve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i sugjeroi sot qeverisë shqiptare të emetojë tituj në monedhë kineze, si një alternativë shumë interesante për të siguruar financime, duke diversifikuar strukturën e borxhit. Banka e Shqipërisë prezantoi para bankave tregtare marrëveshjen "SËAP" për monedhat respektive me Bankën Qendrore të Kinës. Marrëveshja do t’i japë sistemit bankar shqiptar akses në financim në monedhë kineze drejtpërsëdrejti nga Banka Qendrore e këtij vendi, me ndërmjetësimin e Bankës së Shqipërisë.
“Të gjitha kostot për kthimin nga valuta e konvertueshme në valutën jo të konvertueshme kineze dhe në të kundërtën, bëhet pa kosoto shtesë nga Banka e Shqipërisë. Ne kishim tashmë marrëveshje me Fondin Monetar ndërkomëbtar dhe me Bankën Botërore, dhe kur ata morën vesh që ne kemi realizuar një marëveshje me Bankën e Kinës, është një lehtësim i madh për ta dhe një besim që ky vend nuk është bazuar vetëm në resurset e veta, nuk është një vend i izoluar, nuk ka vetëm një mundësitë fiancimi tradicionale. Dhe një vend i cili ka marrëveshje të tilla që e garantojnë atë në raste kur ai ka nevojë për fonde shtesë të shkojnë në tregjet internacionale në tregjet globale pa asnjë problem”, tha guvernatori i BSH-së Fullani.
Gjatë aktivitetit, Guvernatori bëri edhe një pasqyrë të ekonomisë kineze dhe shtrirjes së saj në marrëdhëniet tregtare me Shqipërinë, ku sipas Fullanit eksportet me Kinën zënë sot 6% të tregtisë së Shqipërisë.
“Ne vlerësojmë se shkëmbimet tregtare me Kinën do të rriten më tej në periudhat në vijim. Kina renditet në vend të tretë sot për sa i pëket origjinës së importeve shqiptare, pas Italisë dhe Greqisë, dhe është stacion shumë i rëndësishëm i eksporteve shqiptare. Për vitin e fundit 5 për qind e eksporteve shqiptare iu drejtuan tregur kinez dhe 6.7 për qind e improteve tona erdhën nga Kina”, vijoi më tej Fullani.
Marrëveshja është e rëndësishme në kushtet e rritjes së rolit të Kinës në ekonominë botërore, por edhe të shtimit të marrëdhënieve tregtare mes dy vendeve. Bizneset që bëjnë tregti me Kinën, mund të marrin direkt financime në monedhën kineze nga sistemi bankar shqiptar, por dhe t'i shmangen rreziqeve të tregut valutor në monedha të tjera.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18