Shqipëria mbyll eliminatoret me
zhgënjim të plotë, ndalet në Qipro

Shqipëria nuk arrin të gjejë fitoren as në ndeshjen e fundit përballë një kundërshtari shumë të lehtë si Qipro. Kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në transfertën ishullore, ku donimuan, por fati nuk ishte me ne. Shqipëria e ka nisur mjaft mirë pjesën e parë të ndeshjes duke rrezikuar disa herë me Salihin, Ramën, por edhe me Roshin dhe pjesën tjetër të ekipit, por pa arritur që të gjejë golin e avantazhit.

Ndërsa Qipro me një mungesë interesimi në stadium nga ana e tifozerisë nuk ka krijuar shumë duke treguar edhe njëherë që është pas kuqezinjve në nivelin e lojës. Në minutat e para Shqipëria krijon një mundësi të shkëlqyer me Roshin që depërton brenda zone dhe tenton një pasim në qendër për Ramën, i cili ishte dy metra larg portës së boshatisur. Pasimi  tepër i fortë, Rama nuk mundi ta devijojë në rrjetë. Shqipëria vazhdon me minutat e mira dhe në minutën e 8’ Salihi del i vetëm përballë portierit, tenton një parabël e cila përfundon ngjitur me shtyllën.

Një minutë më pas është Roshi që kroson  për Salihin, i cili godet me kokë mbi traversë. Loja e mirë e Shqipërisë vazhdon edhe me Kacen që tenton nga 25 metra me një gjuajtje te fuqishme me te majtën, por përfundon jashtë kuadratit. E gjithë pjesa e parë ka përfunduar me raste pa fund për Shqipërinë, me përjashtim të minutës së 34 kur nga një goditje dënimi nga larg Laban kroson një top shumë të rrezikshëm me kokë duke iu afruar golit të parë me Charalampous, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes ka filluar mjaft e mirë për kuqezinjtë e De Biasit, por nuk tregohen të saktë para portës duke humbur shumë raste të arta për shënim. Kuqezinjtë krijojnë me Roshin, Ramën, Salihin, Bulkun dhe Kacen, por goli mungon. Në fund De Biasi fut edhe Balën, por as ky i fundit dhe as 4 minutat shtesë nuk i japin fitoren Shqipërisë. Përballë një kundërshtari si Qipro, Shqipëria duhet që të fitonte me cdo kusht, të pretendosh kualifikimin nuk duhet të diskutosh një ndeshje me një kundërshtar të tillë.

Shumë futbollistë të ekipit kombëtar akoma nuk njohin lojën e njëri tjetrit duke mos arritur të koordinohen në momente vendimtare. Teksa në sulm finalizimi ka lënë shumë për të dëshiruar. Salihi nuk është më i dikurshmi, ndërsa të rinjtë si Mehmeti, apo Bala nuk janë ambientuar akoma me grupin. Kështu eliminatoret  Shqipëria i mbyll me 11 pikë, 2 larg rekordit të Brigelit dhe në vendet e fundit në grup.


Formacioni

Qipro: Georgallides, Júnior, Charalambous, Nikolaou, Laban, Efrem, Demetriou, Vasiliou, Alexandrou, Mitidis, Soteriou. Trajner: M.Hadjipieris

Shqiperia: E.Berisha, Mavraj, Lila, Cana, Rama, Agolli, Bulku, Hyka, Roshi, Kaçe, Salihi. Trajner: De Biazi

Gjyqtarë: I.Bebek, T.Petrović, M.Grgić (Kroaci)



Shpresat shënojnë tjetër humbje

Kombëtarja Shpresa  e Shqipërisë vazhdon serinë e humbjeve në eliminatoret e Europianit të 2015.

Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega është mundur nga Bosnja në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i vetëm i takimit është shënuar në minutën e 38 të pjesës së parë nga Kvesiç.

Pas 5 ndeshjeve të luajtura në grup, Shqipëria renditet në vend të fundit me 0 pikë.



Objektivi i Shqiperise

Shqipëria  sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit për eliminatoret e kampionatit botëror të Brazilit. Teksa tre humbjet radhazi me Slloveninë, Islandën dhe Zvicrën na nxorën përfundimisht jashtë garës për vendin e parë, por edhe të dytin në grupin E tani luhet për edicionin e eliminatoreve të Evropianit të 2016 dhe për fatin e trajnerit

De Biasi, pasi rinovimi është vendosur në pikëpyetje duke qenë se humbjet radhazi sfumojnë edhe kërkesën e këtij të fundit për një rinovim me kushtet e tij. Fitorja në Qirpo, që është një ekip më i dobët se ne, të paktën në letër do të na jepte mundësinë që për eliminatoret e Francs,

Shqipëria të pozicionohej një vazo më lart për të shpresuar për një grup më të lehtë dhe shanse reale për të kaluar grupin dhe prekur një Evropian për herë të parë. Kuqezinjtë e drejtur nga trajneri De Biasi synojnë vendin e tretë në grupin E. Shanset janë reale,pasi nga Sllovenia e vendit të tretë na ndajnë dy pikë me Norvegjinë që qëndron në mes. Zvicra pret Slloveninë ndërsa Norvegjia Islandën. Shqipëria duhet që të fitojë dhe të shpresojë që të fitojë Zvicra dhe

Islanda, pasi do të rrëmbenim vendin e tretë. Në prag të ndeshjes trajneri De Biasi, por edhe grupi shprehen optimistë për të marrë pikët e plota ë Nikosia, çka është një detyrim. Në këtë ndeshje trajneri De Biasi pritet që të besojë në të njëjtin formacion që zbriti në fushë përballë ekipit të Zvicrës.

Në portë do të jetë Berisha, më pas Cana dhe Mavraj në mbrojtje, Agolli me Lilën nga krahët me Kacen dhe Bulkun në mesin e fushës dhe Ramën me Abrashin e Gashin në repartin ofensiv në ndihmë të Salihit që do të luajë i vetëm në sulm. Pas ndeshjes pritet edhe përgjigja e

De Biasit për rinovimin, pasi nëse arrijmë vendin e tretë, italiani do të qëndrojë besnik i idesë së tij për rritjen e kontratës me 30 %, ndërsa në kuqezinjtë humbasin edhe këtë ndeshje, që do të thotë katër ndeshje pa pikë, tekniku pritet që të pranojë ofertën e Dukës me rritje vetëm 10 % të kontratës.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve

Ngecën në rrugën e vjetër Korçë - Ersekë, policia u shkon në ndihmë 13 qytetarëve