TIRANE - Shqipëria e ka mbyllur epokën e stadiumit “Qemal Stafa” me një fitore 1 - 0 mjaft të rëndësishme përballë Sllovenisë duke u rikthyer në valle për një vend në grupin E për kampionatin botëror Brazil 2014.

Kuqezinjtë në dy ndeshjet e fundit kanë qenë të pa parashikueshëm, pasi humbën me Islandën dhe fituan me Slloveninë. Kritikat e shumta pas humbjes me islandezët duket se ju kanë bërë shumë mirë duke reaguar me sllovenët.

Trajneri Italian si një takticien i vërtetë, triumfoj me skemën e tij që reshtoi në fushë me shumë ndryshime, të cilat përfshinin edhe uljen në stol të disa titullarëve, që më parë cilësoheshin si të pazëvendësueshëm. Por De Biazi ju ka treguar vendin të gjithëve pavarësisht eksperiencës. Ndeshja është shoqëruar gjatë 90 minutave nga një terren i vështirë pas reshjeve të shiut që nuk ndalën për asnjë moment.

Shqipëria hidhet në sulm për të kërkuar golin e fitores nga minuta e parë, por miqtë mbrohen mirë dhe kundërsulmojnë me shpejtësi nga krahët. Pas disa aksioneve, kuqezinjtë kontretizojnë me sukses një askion të nisur nga Emiliano Vila, i cili kroson një top të bukur në zonë për Odise Roshin që godet fuqishëm me kokë duke mposhtur portierin Handanoviç.

Goli shokon miqtë, ndërsa tekniku italian këshillon të tijët që nuk ka mbaruar akoma ndeshja, por me këtë rezultat do të mbyllej edhe pjesa e parë dhe në fund i gjithë takimi që ngre në peshë një stadium që mbart shumë histori për ekipin shqiptar të futbollit. Tre pikët na bëjnë përsëri të ëndërrojmë për një biletë në Brazil.



(d.b/shqiptarja.com)