Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) foli për disa tema në një bisedë për moderatoren Arbana Osmani. Në intervistën e publikuar nga institucioni i futbollit, Duka shprehet qartë se dëshiron një Kombëtare mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo për momentin duket e pamundur.
Duka tha se Shqipëria ka një ekip më të mirë, por Dardanët kanë bërë arritje madhore në një kohë shumë të shkurtër. Kreu i futbollit në Shqipëri u ndal edhe te zgjedhjet për president të FSHF-së në vitin 2026. Duket se Duka pas 23 vitesh në krye të këtij institucioni, do garojë sërish i vetëm, pasi deri tani askush nuk ka dalë përballë.
Në fund edhe një pyetje për Igli Taren, drejtorin sportiv të Milanit që ka një përvojë të madhe në futbollin ndërkombëtar.
"Çfarë të bën të ndjesh “përfaqësuesja e Kosovës“? Ka një skuadër të mirë. Një pjesë e tyre ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare. Rrahmani, Rashica, Muriqi.
Shqipëria apo Kosova? Ne jemi më të mirë se Kosova. Por Kosova ka futbollistë të mirë, është në play-off. Në një histori kaq të shkurtër, me kaq pak eksperiencë të shkosh në play-off është një sukses i madh dhe është një moment që duhet ta jetojnë dhe të vazhdojnë ta synojnë Botërorin.
A duhet të kemi një Kombëtare? Ne duhet të kemi një Kombëtare. Por kjo nuk varet as nga unë dhe as nga ti. Unë kështu e mendoj, por nuk kemi gjë në dorë. Për sa kohë jemi dy shtete me një komb, do kemi dy ekipe, dy kampionate. Nëse jemi bashkë jemi një vend më i madh, kemi potencial më shumë, jemi treg më i madh. Në të gjitha këndvështrimet është më mirë mendoj, jo vetëm në futboll.
A e mendon Igli Taren si President? Çdo njeri mund të mendojë të bëjë çdo lloj pozicioni, jo veç president. Me eksperiencën që ka fituar në menaxhimin e futbollit atje, mund ta sjellë edhe në Shqipëri. Qoftë në federatë, në një klub apo kudo tjetër. Federata e Futbollit është një aktivitet shumë i gjerë.
Duket vetëm si kampionat i Kategorisë Superiore, por sot FSHF organizon 600 ndeshje në javë, ku aktivizohen rreth 4000 zyrtarë. Por këta nuk menaxhohen vetëm me gishta, duhen edhe para. Duhen prodhuar para, duhet prodhuar një ekonomi.
Sot FSHF është një institucion solid, me baza të shëndosha financiare dhe ka një të ardhme të sigurt. Unë e konsideroj si një nga gjërat më të mira të FSHF. Është një institucion që mund të vazhdojë të përballojë në të ardhmen", tha Duka mes të tjerash.
Komente










kosova ka shenuesit me te mire te la liga dhe bundesliga si dhe rrahmanin te cilesuar nje nga mbrojtesit me te mire te Italise .Por una mejtoj se Silvinjo ka bere punevte mire duke patur parasysh se kishte ne dispozicion lojtare jasshte forme .Shqiperia nuk ka fuqi financiare te mbaje lojtaret me te mire e per kete nuk eshte faji i Dukes .Una mejtoj seceshte me mire qe kemi dy kombetare pasi iu jepet shqiptareve me shume mundesi perfaqesimi ne arenen nderkombetare .Duka ka bere mire si president ,federata ka qender dportive moderne ,tre stadiume te reja infrastruktura pi permiresohet etj .ne duam me shume por kaq jane mundesite per nje vend si Shqiperia me nje ekonomi te dobet .
PërgjigjuKosova eshte ku e ku me mire, ka dy sulmues te klasit boteror qe ne i shohim ne enderr, ne kemi mbetur me Manajn qe luan ne Iran e Brojen qe ishalla po e merr veten dhe Uzunin ne Amerike ku shkojne futbollistet qe dalin ne pension. Ka pergatitje fizike te larte, gaboi ndeshjen e pare me Zvicren pastaj beri 5 ndeshje me nivel te larte duke marre 3 fitore me Suedine dhe Sllovenine... nuk e di si do kishim dale ne ne ate grup, ne grupin ku ishim na mori shpirtin Letonia ne te dyja ndeshjet, po shyqyr na nderuan me Serbine
PërgjigjuPo ti mer loku ke qene te zyra e Gysit ?
Përgjigju