Shqipëria, me pagën minimale më
të ulët në rajon, mbrapa Kosovës
Shqipëria renditet e fundit, me vlerën më të vogël të pagës minimale në rajon me 156 Euro, madje edhe mbrapa Kosovës. Kjo është ajo që bëhet e ditur si rezultat i një raporti të bërë publik sot nga ‘Open Data Albania’ e cila hulumton mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Evropë.
TIRANE - Shqipëria renditet e fundit, me vlerën më të vogël të pagës minimale në rajon me 156 Euro, madje edhe mbrapa Kosovës. Kjo është ajo që bëhet e ditur si rezultat i një raporti të bërë publik sot nga ‘Open Data Albania’ e cila hulumton mbi nivelin e pagës minimale në vend, Ballkan dhe Evropë.
Paga minimale mujore në shkallë vendi aktualisht është 22 000 lekë. Kjo pagë jepet për 174 orë pune në muaj të kryera gjatë kohës normale të punës. Ndërsa shteti më i ri i Ballkanit, Kosova, aplikon një pagë të veçantë minimale, sipas moshës së të punësuarit. Nën moshën 35 vjeç, paga minimale është 130 Euro/Muaj, ndërsa për moshën 35-65 vjeç paga minimale është 170/Muaj Euro.
Vende të tjera të Rajonit si Kroaci; Mal i Zi; Maqedoni apo Serbi aplikojnë paga minimale më të larta se Shqipëria. Ndërkaq sipas raportit vendet e Europës aplikojnë paga minimale më të larta krahasuar me rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë. Krahasuar me këto vende, sërish Shqipëria renditet ndër të fundit.
Kështu pagën më të lartë minimale e aplikon Luksemburgu, e cila arrin 1921 Euro/Muaj. Më pas renditet Belgjika, Irlanda, Franca, Britani e Madhe. Gjermania aplikon pagë minimale në bazë të sektorëve, dhe tarifa më e ulët arrin 7 Euro/Ora për 48 orë pune në javë.
Ndër vendet me pagë minimale më të ulët, e cila nuk i kalon 200 Euro/Muaj renditen Bullgaria, Serbia, Mali Zi, Rumania. Ndërsa Italia, Danimarka, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra dhe Norvegjia nuk aplikojnë pagë minimale zyrtare.
Paga minimale është paga më e ulët që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo punëdhënës, vendas ose i huaj. Paga minimale përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave me propozimin e Ministrit të Punës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4347
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22