Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”

Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore “SEEBRIG”

Nga sot Shqipëria merr drejtimin e Brigadës së Europës Juglindore SEEBRIG për herë të dytë si pjesë e procesit të Ministerialit të Mbrojtjes së Europës Juglindore.

Gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të jetë për një mandat tre-vjeçar Komandant i Brigadës së Europës Lindore, të dislokuar në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut.

"Krenari dhe privilegj që Forcat tona të Armatosura janë vlerësuar në mënyrën më dinjitoze në arenën ndërkombëtare. Suksese të përzemërta për gjeneral Bitrin, në këtë rrugëtim sfidues! Shpresëplotë që ai do vazhdojë të bëjë krenar vendin tonë dhe të përfaqësojë me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë" Shkruan ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në postim në facebook.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli