Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë

Integrimi/ Nesër në Tiranë Komisionerja e BE-së, Marta Kos! Takon Ramën, opozitën e përfaqësues të institucioneve të drejtësisë

Marta Kos

Marta Kos, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë ku priten disktutime me autoritetet shqiptare mbi procesin e anëtarësimit, realizimin e kërkesave për reformat dhe projektet e financuara nga BE.  Ditën e enjte Komisionerja për Zgjerimin në BE, Marta Kos do të mbërrijë në kryeministri.

Komisionerja do të mbërrijë në Kryeministri në orën 09.30 ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryenegociatoren Majlinda Dhuka, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali si dhe përfaqësues të opozitës. Më pas në rreth orës 10.40 së bashku do të kenë një konferencë për mediat.

Takime komisionerja do të zhvillojë edhe me drejtuesit e institucioneve të pavarura të drejtësisë si dhe me ato nga organizatat e shoqërisë civile dhe studentët e Kolegjit të Evropës dhe Universitetit të Tiranës.

A.Q/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij

Sondazhi III 'Piepoli& Report Tv': Rama ‘konfirmon’ epërsinë, merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë! Lapaj i treti, Shehaj pas tij