TIRANE - Akrepat e orës shënuan 00:00. Të mbledhur bashkë, mes familjarësh dhe miqsh, të ulur në tavolina të mbushura plot, siç është bërë traditë, shqiptarët festojnë ndërrimin e viteve, duke trokitur gotat për më shumë mbarësi familjes por dhe vendit të tyre, i cili në qershor do të shkojë në zgjedhje parlamentare. Tirana i dha mirëseardhjen 2013-ës në sheshin qendror të saj, "Skenderbeu" me spektakel fishekzjarresh si dhe nën muzikën e DJ-ve të njohur.
Duke lënë pas vitin 2012, e gjithë bota ka përqendruar gjithë vëmendjen e saj në mirpritjen e një Viti të Ri, 2013-ës. Zelanda e Re u bë mikpritësja e parë e këtij Viti të Ri me spektakël fishekzjarrësh në qytetin e Aukland-it. Dy orë më pas edhe në qytetin e Sidnejt në Australi mijëra njerëz kremtuan hyrjen e Vitit të Ri me fishekzjarrë vërtetë madhështore në urën e qytetit Harbor. Kamerat botërore u përqendruan në Sidnej, për të transmetuar drejtpërdrejt festimet. Hong Kongu ishte i treti që i dha mirëseardhjen Vitit 2013 nën një atmosferë të jashtëzakonshme. Ndërsa në orën 21:00 (me orën tonë) trokiti 2013-a edhe në Dubai nën një atmosferë të magjishme festive.FOTO nga festimet ne bote
Viti i Ri më pas mbërriti në Kinë, Japoni dhe Korenë Jugore. Më pas erdhi radha e evropianëve në Moskë, Berlin, Bruksel, Paris, Romë, Tiranë, Londër për t’i dhënë lamtumirë vitit 2012. Një prej festimeve më të njohura të Vitit të Ri 2013 do të zhvillohet edhe në qytetin e Nju Jorkut. E fundit që pret 2013-ën është Honolulu.
Ajo që është e sigurt anembanë globit numërimi i çdo sekonde, është parë gjithmonë si simbol i bashkimit të njerëzve, i dashurisë, i shpresës së madhe dhe ëndrrave për të ardhmen. VIDEO/ NDERRIMI I VITEVE NE TIRANE