‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

Kampioni i botës me Italinë, Fabio Cannavaro, i cili në 2006 rrëmbeu edhe ‘Topin e Artë’, ishte sot në Shqipëri ku u ndal të fliste për ndeshjen e parë të grupit në Europian që ‘axurrët’ do ta luajnë pikërisht kundër Shqipërisë.

“Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, marrin shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë,"-u shpreh Cannavaro.

Pyetjes nëse Shqipëria mund ta mundë Italinë apo jo Cannvaro u përgjigj kështu:

“Sigurisht. Pse nuk duhet? Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?,"-tha ai.

50-vjeçari më tej shtoi se Italia nuk po kalon një moment të mirë, ndërsa u ndal të fliste për karrierën personale ku si futbollist ka qenë shumë më i suksesshëm sesa trajner, të paktën për momentin.

“E rëndësishme është që një trajner të jetë duke trajnuar pastaj se ku nuk ka shumë rëndësi. Mund të jetë në Seria A apo në Kinë e Arabi. E rëndësishme është që një trajner të jetë në bankinë,”-deklaroi ai.

Fabio Cannvaro ishte këtë të enjte në Shqipëri ku në ‘Shtëpinë e Futbollit’ zhvilloi një seminar me trajnerët e rinj, teksa tema fliste sesi një futbollist i suksesshëm mund të bëhej edhe një trajner i mirë.

Intervista e plotë e Cannavaros dhënë për mediat shqiptare.

“Unë mendoj gjithmonë që ndeshja e parë e një botërori apo evropiani është gjithmonë e komplikuara. Vihet pas një periudhe pune dhe skuadrat nuk dihet se në ç’gjendje janë. Të luhet kundër jush nuk është e lehtë sepse jeni një skuadër e re, e fortë, dhe me një trajner shumë të përgatitur. Sigurisht që për Italinë do të jetë një ndeshje shumë e vështirë.”

Do të jetë një ndeshje jetike për Italinë?

"Unë mendoj që normalisht ndeshjet duhen fituar. Në të njëjtën kohë duhet ta tregosh në fushë. Është një skuadër me një trajner të ri, ka lojtarë që kanë eksperiencë të ndryshme. Spaleti është një trajner me eksperiencë shumë të madhe, edhe në futbollin ndërkombëtar. Ndeshja është e parë, pastaj në Itali dihet po humbe një ndeshje pastaj bëhet dramë."

Keni frikë nga Shqipëria, se mund ta bëjë Italinë ta nisë keq Europianin?

"Nuk ka frikë, por ka respekt të madh për Shqipërinë. E dimë që është një kombëtare që ka lojtarë të mirë, gati të gjithë luajnë jashtë, marrin shumë eksperiencë. Shumë luajnë edhe në kampionatin tonë dhe dihet pastaj se në fazat finale të këtyre evenimenteve nuk të dhuron askush asgjë."

Mendoni se Shqipëria ka mundësi të mundë Italinë?

"Sigurisht. Pse nuk duhet? Nuk është se në fushë hyn historia, në fushë futen lojtarët, hyjnë skuadra që tashmë janë super të përgatitura. Nuk ka më skuadra në botë të papërgatitura teknikisht. Pse duhet nënvlerësuar Shqipëria?"

Italia megjithatë është kampione Europe në fuqi....

"Kanë kaluar vite. Nuk shkojmë në botëror prej shumë vitesh. Sigurisht nuk po kalojmë një moment pozitiv por e dimë që kemi lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjet."

Jeni gati për një bankinë të rëndësishme?

"Mua më pëlqen të trajnoj, është një gjë që më jep shumë kënaqësi. Në Itali ka koncept ndryshe për këtë, por e rëndësishme është që një trajner të jetë duke trajnuar. Mund të jetë në Seria  A, Kinë, Shqipëri apo Arabi. E rëndësishme është që një trajner të jetë në bankinë."

Rikthehemi te Evropiani. Eksperienca na tregon se kur Italia është me shpatulla pas murit bën keq?

"Tani nuk jemi me shpatulla pas murit. Jemi një skuadër që është investuar pak tek të rinjtë dhe infrastrukturë. Por ne jemi Italia dhe dihet që të luash kundër nesh është gjithmonë e vështirë."

Kush është skuadra juaj e zemrës?

"Unë jam lindur e rritur në Napoli dhe ajo është skuadra që kam bërë gjithnjë tifo. Pastaj kam pasur fatin të luaj në ekipe të rëndësishme si Inter, Parma, Juventus dhe Real Madrid. Më pëlqen gjithnjë t’i ndjek."

Keni ndonjë lojtar nga Shqipëria që ju pëlqen?

"Keni 2 qendërmbrojtës shumë të mirë, që e njohin kampionatin tonë dhe po bëjnë një eksperiencë të madhe."

Ne.k./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar

VIDEO/ Aksidenti në Kurbin me 2 të vdekur, momenti kur traktori ra në kanal, zuri poshtë shoferin 60 vjeç e punëtorin e tij 21 vjeçar