Me këtë ndeshje mbyllet edhe aventura e kuqezinjve në fazën kualifikuese të Kupës së Botës. Sfida e ardhshme mbeten eliminatoret e Kampionatit Europian të cilat nisin shtatorin e vitit të ardhshëm. Ndeshje të cilat FSHF shpreson t'i zhvillojë në stadiumin e ri "Arena Kombëtare", punimet për ndërtimin e të cilit vijojnë intensivisht. Kjo ishte ndeshja e parë në Shqipëri për katër herë kampionët e Botës. Me këtë fitore Italia ruan vazon e parë për fazën e ‘Play- Off’-it, ndërsa kuqezinjtë edhe pse nuk morën pikë, mbajnë vendin e tretë në grup.
(Renditja në Grupin G)
Candreva i jep fitoren Italisë
Italia kaloi në avantazh në minutën e 74 të takimit me anë të Antonio Candrevës i cili përfitoi nga një shpërqendrim i mbrojtjes, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm për "axurrët". Goli për miqtë erdhi në momemtin më të mirë për Shqipërinë pasi kishte dy herë portën e Buffon me Eros Grezdën dhe po zhvillonte një lojë të barabartë.
Pjesa e parë 0:0 Përballja me Italinë ishte më shumë se një ndeshje futbolli për shkak të marrëdhënieve shumë të mira me vendin fqinj duke e kthyer në një festë 90’ në Shkodër. Ndeshja Shqipëri-Itali në "Loro Boriçi" Ora 22:15 Italia kalon në avantazh me anë të Candreva Ora 21:32 Mbyllet 0:0 pjesa e parë Ora 21:27 Italianët pretendojnë 11-metërsh Ora 21:20 Odise Roshi gjuan me kokë, i pasaktë Ora 21:14 Tenton dhe Sadiku por pret Buffon Ora 20:57 Eros Grezda shigjeton portën italiane, pret Buffon, minuta e 9 Ora 20:50 Kërcënimi i parë vjen nga Hysaj Ora 20:45 Nis ndeshja Shqipëri-Itali në Shkodër Ora 20:30 Del formacioni zyrtar Shqipëri-Itali Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Hysaj, Basha, Memushaj, Grezada, Kaçe, Roshi, Sadiku Italia: Bufon, Kielini, Darmian, Bonuçi, Spinacola, Kandreva, Galjardini, Parolo, Insinje, Imobile, Eder (Formacionet e ndeshjes Shqipëri-Itali) [gallery]24212[/gallery]
Nuk ka fitues në 45 minutat e para në Shkodër në sfidën mes Shqipërisë dhe Italisë. Pjesa e parë ka ofruar jo pak emocione në fushën e lojës me kuqezinjtë të cilët kanë qenë më agresivë dhe më kërkues, por italianët falë edhe eksperiencës kanë kontrolluar mjaft mirë aksionet.
Italianët pretendojnë për një 11-metërsh. Veseli e prek topin me dorë në zonën tonë pas krosimit të Eder, por arbitri e vlerëson si të pavullnetshme
Odise Roshi pati një mundësi të mirë për të goditur drejt portës me kokë, por nuk ishte i saktë.
Këtë herë provon Sadiku nga distanca, por sërish Buffon nuk befasohet.
Kërcënimin e parë në portën e Italisë e jep Elseid Hysaj, i cili godet fuqishëm nga rreth 30 metra, por goditja ishte qendrore. Pret Buffon pa probleme.
Ka nisur në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ndeshja Shqipëri-Itali, takimi i fundit eliminator për Botërorin "Rusi 2018". Atmosfera në stadiumin e Shkodrës është mjaft elektrizuese ndërsa shkallët e tij janë të tejmbushura.
Ora 20:40 Cana shkelmon topin për herë të fundit
Moment emocionues në nisje të takimit ishte lamtumira e Lorik Canës i cili shkelmoi topin e fundit.
Ndërsa një fanellë gjigande me numrin 5 të cilën e mbajti kapitani për 93 ndeshje me kombëtaren shqiptare, u valëvit nga tifozeria në shkallët e stadiumit. Nuk munguan as ovacionet dhe duatrokitjet në ndërim të kapitenit legjendar kuqezi, Lorik Cana.
(Fanella gjigande e Canës në shkallët e stadiumit)