Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ngre si pikëpyetje përdorimin e marrëveshjes për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe për të shpëtuar nga drejtësia Belinda Ballukun.
Agron Shehaj: Kjo urgjenca e madhe për një çështje që jemi të gjithë dakord dhe ajo që nuk kuptohet është pse po përdoret kjo marrëveshje, kjo ftesë gjoja për Ramën, por në fakt është për Shqipërinë, po përdoret për ti shpëtuar drejtësisë. Për të shantazhuar dhe për të ndikuar vendimin historik të Gjykta Kushtetuese, që duhet të vendosë nëse një pushtet, zvkryeministja apo çdo ministër, nëse kapet duke vjedhur, duke abuzuar me fondet, duhet të pezullohet nga detyra, mos vallë kjo po përdoret për ti shpëtuar drejtësisë.
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, shprehet kundër përdorimit të kryeministrit Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë, kërkesë kjo e opozitës që u hodh poshtë në Komisionin e Jashtëm. Kapri thotë se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë nëse Trump një ditë do të thotë që nuk kërkoj kryeministrin e Shqipërisë të marrë pjesë në mbledhjet e bordit.
Erald Kapri: Duke përfituar dhe nga rasti që kemi kryeministrin në sallë dhe po detyrohemi të miratojmë një projektligj duke pasur emrin nominal të kryeministrit për të përfaqësuar vendin. Dua mendimin e Ramës nëse është krenar sot që Osmani ndodhet në nënshkrimin e bordit të Paqes dhe përse Rama nuk ndodhet në Davos se ka qenë nga të parët në botë që ka publikuar ftesën dhe gënjyer se ka qenë ftesë personale. Nga Balla është që Shqipëria është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor që ka marrë këtë ftesë.
Sot Trump tha nda Davos që mes disa liderëve ka disa që unë nuk i duroj dot. Pyetja është kjo, na detyrohemi të votojmë këtu që ju të përfaqësonin nominalisht Shqipërisë, nëse Trump thotë që unë nuk kërkoj kryeministrin të vijë në mbledhjet e organizatës, si do ja bëjmë?
Pavarësisht kundërshtive për emrin e kryeministrit Edi Rama si përfaqësues i Shqipërisë dhe kalimit me votim me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes, opozita nuk shprehet kundër këtij projektligji.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Aderimi në Bordin e Paqes, Rama-opozitës: Thatë se SHBA do më bënte gjyqin, por ju do më votoni mua si përfaqësues të paqes në Shtëpinë e Bardhë! Të hënën fjalim në parlamentin izraelit










