“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë”, tha Rita Ora në përfundim të koncertit që mbajti në sheshin 'Skënderbej' në Tiranë. Por një moment që nuk kaloi pa u vënë re gjatë performancës së saj ishte kur tha: “Albania in my blood, Kosova in my vens (Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia)”.

Kështu dha një mesazh për të gjithë që nuk do ta harrojë kurrë Shqipërinë dhe do të kthehet sërish për shqiptarët që e duan muzikën e saj, por nuk dha një datë rikthimi. Më pas bëri postime në Instagram duke i falenderuar publikisht të pranishmit.

“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin. Mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju dua”, tha Rita Ora.

Artistja tashmë e ka kthyer në zakon që të kërcejë vallen e Tropojës me muzikën e valles në sfond. Gjatë performancës, dha mesazhin se "Nuk do ju zhgënjej kurrë". Vëmendje të madhe mori edhe veshja e këngëtares shqiptare, e cila ishte kujdesur që të kishte ngjyrat kuqezi por jo vetëm. Stilisti kishte menduar diçka të veçantë. Bodyn e zezë e shoqëroi me flamurin kuqezi.

Në koncertin që nisi mbrëmjen e djeshme prej orës 20:00 performuan edhe këngëtarë si Semi Jaupaj, Ronela Hajati, Kida dhe Efi Gjika. Këngëtarja Rita Ora zgjodhi që të merrnin pjesë vetëm vajza dhe gra. Në rikthimin për të tretën herë në Shqipëri në kuadër të Javës Kulturore Britanike, Rita tha se i është mirënjohës këtij vendi, pavarësisht se fillimet e saj nuk kanë qenë të lehta.

Në daljet publike këngëtarja që ishte e shoqëruar prindërit, u shpreh se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre. Pasi u dekorua me titullin “Naim Frashëri”, nga presidenti Bajram Begaj, artistja tha se ç’do të thotë për të ky titull, dhe vetë figura e Naim Frashërit.

“Titulli është një vlerësim shumë i madh. Nuk mund ta besoj që emri im të jetë përkrah një emri të madh historik. Dhe kjo ishte një surprizë shumë e madhe për mua. Më bën  të ndihem krenare dhe falënderuese për një mirënjohje të tillë”, u shpreh Rita Ora.

Në pritje të albumit të ri që do të publikohet në janarin e vitit të ardhshëm, la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë artistë shqiptarë. Megjithatë rrëfeu se kapitulli i radhës për të, do të jetë i përqedruar tek kinematografia, por nuk dha detaje se në cilin film do ta shohim. Ndërsa sa i përket martesës së saj me regjisorin Taika Waititi, nuk jep shumë detaje, por as nuk e fsheh lumturinë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:25
Koncerti i madh në Tiranë, Rama falenderon Rita Orën! Zbulon si e thërret këngëtaren

1662537330_rita.jpg

Në koncertin falas në sheshin “Skënderbej”, me rastin e shpalljes së Tiranës, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, ylli i muzikës që jeton në Britani, Rita Ora interpretoi këngët më të njohura të repertorit të saj në prani të mijëra të rinjve që kishin mbushur sheshin. 

Kryeministri Edi Rama falënderoi  këngëtaren duke shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi nga performanca e këngëtares së lindur në Kosovë dhe ambasadore e ‘UNICEF UK’.

“Faleminderit kinge”, shkruan Rama duke zbuluar edhe si thërret këngëtaren.