Shqipëria në Panairin Mesdhetar të Turizmit 2018, ja risitë
Expocity Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të organizojë edicionin e dytë të Panairit Mesdhetar të Turizmit 2018.
Panairi Mesdhetar i Turizmit 2018, sjell risi të reja dhe për Shqipërinë
Expocity Albania, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do të organizojë edicionin e dytë të Panairit Mesdhetar të Turizmit 2018. Ky panair do të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit rajonal, i cili ka për qëllim inkurajimin e bashkëpunimit dhe promovimit të destinacioneve turistike nëpërmjet tregtisë, konferencave dhe takimeve B2B.
Pjesëmarrësit nga 20 vende si Shqipëria, Greqia, Turqia, Italia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra, Austria etj., do të shfaqin potencialin e tyre turistik në kategori të ndryshme si: Destinacionet, Akomodimi, Agjencitë, Turizmi Detar, Turizmi Malor, Gastronomia etj.
Dyert e Expocity Albania do të jenë të hapura nga data 6-7 prill, duke mirëpritur çdo të interesuar të fushës së turizmit dhe duke vendosur ura lidhëse rajonale e më gjerë. Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për bizneset e fushës së turizmit që të rriten përmes zhvillimit të marrëdhënieve personale dhe ndërveprimit me klientët dhe partnerët.
Kjo ngjarje për sektorin padyshim do të tërheqë vëmendje, ku do të paraqiten trendet e udhëtimit dhe produktet e reja të fushës. Ky panair, duke u zhvilluar për të dytin vit radhazi, do të shndërrohet në domosdoshmëri për pikëtakimet e aktoreve te rëndësishëm në industrinë e shërbimeve të udhëtimit, që kanë të bëjnë me operatorët turistikë kryesorë dhe rrjetëzimin me përfaqësuesit kryesorë të Ballkanit.
Një veçanti e këtij panairi, që e dallon nga të tjerët, është organizimi i forumeve dhe takimeve b2b që i jep një dimension real, mes takimeve të ndryshme dhe diskutimeve për temat më të prekshme. Zhvillimi i qëndrueshëm dhe shtrirja gjithëvjetore e turizmit në Shqipëri; plani i masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik; diversifikimi i produktit dhe cilësia e shërbimeve turistike; planet lokale të turizmit dhe roli i bashkive në zhvillimin e turizmit etj., do të jenë disa nga temat që do të diskutohen mes aktorëve kryesorë të tregut në dy ditët e panairit./Monitor/
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3748
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30
-
Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët Kuvendi, 130 deputetë më 20 dhjetor në Prishtinë! I pranishëm edhe Rama
13 Dhjetor, 19:34
-
Tentuan të djegin flamurin shqiptar, UEFA gjobit Serbinë me 200 mijë € dhe e dënon me 2 ndeshja pa tifozë në transfertë
13 Dhjetor, 17:32
-
Kush po i SHPËRDORON pasuritë ujore të Shqipërisë? Esencë-Report Tv
6 Dhjetor, 21:27
-
Shpallen rezultatet e vlerësimit ndërkombëtar TIMSS 2023: Shqipëria shënon progres në Matematikë dhe Shkencë, lë pas edhe vende të BE-së
4 Dhjetor, 18:40
-
Kërkesat për azil në Europë nga shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova mbeten të larta
4 Dhjetor, 15:20
-
Çështjet Europiane për Grupkapitullin 6, Tabaku: Procesi i integrimit mbetet i bunkerizuar, vetëm kriteri gjeostrategjik i përmbushur!
2 Dhjetor, 13:29
-
Ministrja Pirdeni nënshkruan Planin e Veprimit në Budapest: Hungaria do të trajnojë nëpunësit shqiptarë për integrimin në BE!
28 Nëntor, 19:28