BRUKSEL - Është mbajtur në Bruksel Ministeriali dyditor i NATO-s, ku u vendos edhe për dislokimin e trupave në kufirin lindor të Aleancës. Në këtë task-forcë do të marrë pjesë edhe vendi ynë. Shqipëria nga viti 2016-2018 do të jetë në forcën pararojë të NATO-s.
Ky është angazhimi që ka ndërmarrë vendi ynë në Ministerialin dy ditor të NATO-s.
Zhvillimet në Ministerialin e NATO-s i ka ndjekur në Bruksel gazetarja e A1 Report, Joniada Koci, e cila ka zhvilluar edhe një intervistë me përfaqësuesin e Shqipërisë në këtë Ministerial, zv/ministrin e Mbrojtjes Petro Koçi.
“Ministeriali ishte një ngjarje e rëndësishme në përgatitje të samitit Varshavës që kryhet vitin tjetër. Sigurisht që ministeriali ndërkohë edhe gjykohej lidhur me zhvillimet mbas samitit të Uellsit sidomos në kuadrin e zhvillimeve ku NATO ka marrë përsipër politika adaptimi siç është ajo e një force reagimi të NATO-s ku në lidershipin e sekretarit të përgjithshëm ka realizime konkrete. Nga ana tjetër Shqipëria do të jetë pjesë edhe e task forcës së reagimit të shpejtë apo të gatishmërisë së lartë e cila po organizohet gjatë kësaj periudhe.”- u shpreh Petro Koçi.
Lidhur me pyetjen se me çfarë do të kontribuojë Shqipëria në këtë task Forcë, Petro Koçi sqaron se:
“Atëhere kontributi i Shqipërisë në këtë task forcë do të jetë me trupa pra me nga një kompani në 3 vite radhazi, natyrisht që do të jetë një kontribut në bashkëpunim me vendet e tjera të NATO-s siç është Italia, Britania e Madhe apo ndonjë vend tjetër dhe ky do të jetë një nga kontributet më të rëndësishme që jep Shqipëria si vend anëtar i NATO-s duke i'u përgjigjur një situate e cila është shqetësuese në krahun lindor të aleancës sepse Rusia vazhdon të jetë agresive jo vetëm në Ukrainë por edhe duke demonstruar veprime të tipit nuklear apo ndërmarrje të tjera hibride të cilat sigurisht të cilat e shqetësojnë dhe rrezikojnë stabilitetin e Europës edhe të vendeve anëtare të NATO-s.”
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO