Shqipëria në sytë e turistëve 
njujorkezë, 'thesari i Europës'

Shqipëria në sytë e turistëve <br />njujorkezë, 'thesari i Europës'
Michael Jurick, fotograf njujorkez, ka shkruar një artikull së fundmi në blogun e tij, ku ka përshkruar të gjithë eksperiencën e pushimeve në Shqipëri. Jurick vizitoi vendin tonë së bashku me bashkëshorten, djalin dhe vajzën e tij dhe e cilësoi si ‘thesar të rivierës europiane’.

“Në 1991 partia komuniste humbi dhe Shqipëria u kthye në një vend demokratik. Tani Shqipëria ka hapur krahët dhe është e gatshme t’i tregojë botës të fshehtat e saj”,- e nisi shkrimin e tij fotografi.

Ai ‘ra në dashuri’ me peizazhet që e shoqëruan gjatë gjithë rrugës për në jug të vendit dhe i konsideroi si ‘esencën e Shqipërisë, të pastra të bukura, plot me energji’. Familja amerikane vizitoi jugun e Shqipërisë dhe i bënë përshtypje rrugët e ngushta e të pjerrëta, apo drerët që rendnin mes njerëzve në Parkun e Llogarasë.

Rrugës për në Himarë, ata u ndeshën me një çift që po martohej dhe sigurisht e fotografuan për ta patur pjesë të albumit të udhëtimit në Shqipëri. Michael i bënte përshtypje ndërthurja e malit e detit, shtëpitë e vogla që qëndronin mbi krye të çadrave shumëngjyrëshe të ngulura në gurët pranë detit.

Ndërsa bënin fotografi një familje vendase i mikpriti në shtëpinë e saj, i qërasi me mjaltë dhe verë të bërë në shtëpi, gjë që ishte shumë interesante dhe e pazakontë për turistët.

“Na trajtuan me mirësjellje kudo që shkuam. Njerëzit në Shqipëri ishin shumë të dashur, na ndihmuan dhe donin të na njihnin më mirë”. Ata ishin impresionuar në veçanti nga ‘moti i shkëlqyer’ dhe ushqimi bio e i freskët.

Gjatë rrugës për në Berat, familjes Jurick i kishte bërë përshtypje në veçanti prania e shtëpive të papërfundura. Më pas mësuan se vendasit, pasi fituan pavarësinë nga komunizmi më 1991, nisën të ndërtojnë shtëpi për të siguruar pronat e tyre.

Ata vizituan kalanë e Beratit dhe urën e Goricës, ndërsa bënë habi me çmimet e ulëta të berberi, vetëm 0,75 cent.
FOTO
jurick
FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve