Kjo del në Indeksin e kufizimit të vizave për vitin 2013 nga Henley&Partners, që merr në studim 219 shtete.
Finlandezët dhe suedezët lëvizin lirshëm në 173 vende, ndërsa 9 nga 10 vendet anëtare të BE-së: Danimarka, Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Italia dhe Holanda udhëtojnë lirshëm në 170 vende të botës.
Më pak avantazhe në regjimin e lëvizjes kanë Pakistani dhe Somalia, të cilat kanë lidhje me vendet të botës së tretë dhe kanë akses lëvizjeje pa viza vetëm me 32 shtete.
Në listën e vendeve ish-komuniste, Shqipëria është e listuar në vendin e 88 në botë për akses lëvizje, ndërsa Bosnja në vendin e 91, Moldavia në vendin e 59, Rusia ka akses lëvizje pa viza me vetëm 95 shtete.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)