Pritej të ishte një prej seancave më të ashpra dhe me debate të forta për shkak të protestës tashmë 10-ditore, por u mbyll brenda vetëm 1 ore.

Duke mbajtur në duar fotografitë e të rinjve të dhunuar në protestë dhe thirrjeve të vazhdueshme kundër parlamentit e qeverisë, opozita bllokoi foltoren dhe ktheu përmbys karriget në shenjë revolte. 

Seancën që mund ta shfrytëzonte për qëndrime nga foltorja e Kuvendit për protestën e këtyre 9 ditëve të fundit, zgjodhi që ta dështonte që në fillim.

Bllokimi, nisi që sapo kryetari i Kuvendit nisi të lexonte rendin e ditës, por situata përshkallëzoi kur Flamur Noka shkoi gati në përplasje me Taulant Ballën, kreun e grupit të PS.

Sekretari i Përgjithshëm i PD nuk u kursye as ndaj kryetarit të Kuvendit, Iicili për të qetësuar situatën dhe me një tërheqje vëmendje ndaj Nokës, e ndërpreu seancën për 5 minuta.

Në rikthim ishin socialistët që nuk humbën kohë. Për shkak të situatës së kaosit të krijuar, me propozim të kryetarit të grupit kaluan në votim pa diskutuar asnjë nga çështjet e rendit të ditës.

45 minuta e votimit kaluan mes kaosit, ndërsa nuk munguan as përplasjet gati fizike në parlament.

Ndërsa PD vijonte të mbante të bllokuar foltoren, Flamur Noka tentoi t’u merrte nga duart kolegëve socialistë kartonët jeshilë.

Moment që prodhoi përplasje edhe mes dy deputetëve të tjerë, Fidel Krekës së PD-së dhe ish-ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Kreka i mori kartonit socialistit dhe ia hodhi në fytyrë.

Kjo situatë gati krijoi një sherr masiv mes deputetëve të cilët u grumbulluan, teksa garda përpiqej t’i ndante dy grupet e parlamentarëve.

Pavarësisht këtyre incidenteve, votimi nuk u ndërpre. Berisha në krahu tjetër jepte direktiva nga vendi për aksionin opozitar.

Demokratët nuk e lëshuan foltoren për asnjë moment, në përpjekje për sjellë në sallë zërin e protestës.

Të gjithë situatën e krijuar dhe dështimin e seancës parlamentare, Berisha e përshëndeste me vendi me duartrokitje.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:10
Mazhoranca vijon votimin pa diskutim, Ardit Bido e deputetët socialistë vendosin kartonët mbi mikrofon

1792660152_shalsi.jpg

Udhëzimin e Niko Peleshit drejt mazhorancës për të mos i ulur kartonët ndërsa në seancë po votohet pa diskutim për shkak të rrëmujës së shkaktuar nga deputetët e PD, Ardit Bido e ka marrë në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Deputeti e ka vendosur kartonin e tij në mikrofon, veprim që shihet të kryhet edhe nga kolegët e tjerë.

Ora 11:04
Me mikrofon të shkulur në dorë, Këlliçi dhe Noka kryesojnë rrëmujën në Kuvend, s’lëvizin nga foltorja

Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë bërë bashkë në foltoren e Kuvendit që po mbahet e bllokuar nga opozita. Ata e godasin vazhdimisht duke bërë thirrje të ndryshme, ndërsa në dorën e Këlliçit shihet edhe një prej mikrofonëve të shkulur.

Ora 11:02
Opozita mban të bllokuar foltoren, Berisha duartroket nga vendi i tij pas udhëzimeve të dhëna (VIDEO)

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është filmuar duke duke duartrokitur depuetët e tij për bllokimin e foltores.

Opozita dëgjohet duke brohoritur 'Dorëheqje' ndërsa i bien tavolinës me duar.

Që në nisje të seancës Berisha u pa duke i dhënë udhëzime të tijëve, për bllokimin e foltores, veçanërisht Flamur Nokës dhe Gent Strazimirit.

Ora 10:52
Vijojnë tensionet në Kuvend, Noka hedh rregulloren drejt Peleshit (VIDEO)

 

Vijojnë tensionet në seancën plenare. Mazhoranca socialiste ka anuluar të gjithë diskutimet dhe ka kaluar në votim të projektligjeve.

Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi po flet, Flamur Noka ka hedhur një rregullore drejt tij.

Ora 10:41
Të tjera sulme nga PD në Kuvend, Fidel Kreka shtyn ish-ministrin Hoxha, i gjuan me bllokun e votimit në kokë! Tenton të godasë Çuçin, e ndalon garda (VIDEO)

 

Deputeti i PD, Fidel Kreka, ka sulmuar ish-ministrin Ervin Hoxha duke i gjuajtur me bllokun e votimit në kokë. Ai provon të gjuajë edhe Bledi Çuçin, por ndërhyri garda.

Ora 10:40
Pas sulmit ndaj Ballës, Noka tenton t’u rrëmbejë kartonët deputetëve të PS (VIDEO)

 

Ndërsa mazhoranca zhvillon votim pa diskutim, Flamur Noka tentoi t’u merrte kartonët deputetëve socialistë. Veprimi i tij pason sulmin ndaj Taulant Ballës.

Ndërkohë foltorja është e bllokuar nga deputetët e opozitës që po godasin edhe tavolinat.

Ora 10:31
Kaos në Kuvend, deputetët e opozitës mbajnë të bllokuar foltoren, përmbysin karriget! Hedhin ujë, thirrje: Parlament i krimit (VIDEO)

 

Në rikthimin në seancë pas pushimit, opozita po shkakton kaos në Kuvend. Deputetët kanë përmbysur karriget e tyre dhe vijojnë të mbajnë të bllokuar foltoren. Gjatë kësaj kohe, mazhoranca po vijon me votimin me kartonë të pr.kalendarit.

Nga opozita po hidhet edhe ujë, ndërsa nuk reshtin thirrjet “parlament i krimit” dhe “ju erdhi fundi!”

Ora 10:29
Tensionet në Kuvend, Berisha udhëzon nga karrigia deputetët se çfarë duhet të bëjnë në foltore! Këshilla Nokës e Strazimirit (VIDEO)

 

Teksa opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës, kreu i PD Sali Berisha qëndron i ulur në karrigen e tij duke i dhënë udhëzime të tijëve se çfarë duhet të bëjnë.

Në një moment ai ngrihet dhe shihet teksa i thotë diçka Gent Strazimirit dhe Flamur Nokës.

Ora 10:19
Seanca plenare nis me tensione, Noka i heq me forcë mikrofonin Taulant Ballës (VIDEO)

 

Seanca plenare e kësaj të enjteje nisi me përplasje.

Ndërsa mori fjalën për të folur, Flamur Noka i hoqi me forcë mikrofonin, Taulant Ballës.

"Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbysh detyrën që ajo ka", tha kreu i grupit parlamentar të PS.

Ora 10:15
Protesta/ PD bllokon foltoren që në nisje të seancës: Duhet zgjidhje politike (VIDEO)

 

Opozita ka bllokuar foltoren që në nisje të seancës plenare.

Ata dëgjohen të thonë ‘zgjidhje politike’, për protestën që po mbahet për 10 ditësh në Tiranë.

Ora 10:01
Sot protestë/ Nga Sinaj te Spiropali, deputetët mbërrijnë më herët në parlament

Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur të hyjnë në parlament të paktën një orë më herët para nisjes së seancës, pasi sot pritet edhe protestë.

Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu, Mirela Kumbaro etj

Ora 09:46
Sulmet me molotovë gjatë protestave, zjarrfikësja në gatishmëri pranë parlamentit (VIDEO)

 

Pas pak minutash, Kuvendi do të mbajë seancën plenare, ndërsa është njoftuar edhe protestë. Brenda parlamentit, në pjesën e pasme, është pozicionuar edhe një zjarrfikëse, në gatishmëri për çdo situatë.

Në 9 ditët e shkuara, protestuesit, veç gurëve e sendeve të tjera, kanë hedhur edhe molotovë duke shkaktuar edhe zjarre në disa ministri e gjykata.

Ora 09:00
Në pritje të protestës, policia vendos kordon sigurie rreth parlamentit (VIDEO)

 

Policia ka rrethuar perimetrin në afërsi të parlamentit duke vendosur barriera metalike te Xhamia e Namazgjasë e deri te hyrja e institucionit. Vihet re se ka automjete të shumta policie, si dhe efektivë pasi sot, pritet që jashtë parlamentit të ketë protestë.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Lusiana: 22/10/2026 11:12

    Qente le te lehin, karvani vetem perpara!

    Përgjigju
  • Turi: 22/10/2026 10:42

    Po ku je o Muli se na thave syte. Shyqyr qe dole ne tv.

    Përgjigju
  • Arta: 22/10/2026 10:27

    Ja filloi teatri ktu kerkojne interpelance e ktu bejne si qet e rrugeve prandaj jemi katandis keshtu,se bejne per tu duk,ne nje tsahan thot populli hane te gjithe.Diten zihen si qente e lagjes naten shkojne e hane bashke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43

    A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?