Shqipëria nis garat në Rio 2016
Evagjelia Veli e dyta ne baterinë B

Shqipëria nis garat në Rio 2016<br />Evagjelia Veli e dyta ne baterinë B
Shqipëria nisi zyrtarisht garën në Lojërat Olimpike “Rio 2016” me peshëngritësen Evegjelia Veli. Ajo u rendit e dyta në baterinë B të peshes deri në 53 kilogram duke ngritur në dygarësh 165 kg.

Peshëngritësja që u bë protagoniste për shkak se nuk parakaloi ne ceremoninë hapëse pasi nuk kishte kostum i realizoi me sukses të trija provat në stilin e shkëputjes duke ngritur në fillim 68 kg e më pas 72 dhe 75 kg.

Ndërsa në shtytje nga tre prova Veli kaloi me sukses vetëm një atë me 95 kg duke ngritur në dygarësh 165 kg dhe duke u renditur e dyta në batetinë B të peshës 53 kg.Baterinë B e fitoi japonezja Yagi Kanae me 186 kg.

Për medalje nuk bëhet fjalë por e dyta e baterisë B është një rezultat i mirë për Evagjelia Veli. Për të mësuar renditjen përfundimtare të peshëngritëses Veli duhet pritur edhe bateria A.


Garat e sportistëve shqiptarë
Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg
Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë
Më 10 gusht garon Nikol Merizaj në kategorinë 100 m stil i lirë
Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa
Më 12 gusht garon Izmair Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk