Kombëtarja nis kualifikueset e EURO 2024, sot përballja me Poloninë! Formacionet e mundshme

Kombëtarja është gati për debutimin në fushatën kualifikuese të Euro 2024. Kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho zhvilluan mbrëmë seancën e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes në Varshavë dhe i gjithë grupi është gati e mëse i motivuar për ta nisur mbarë. Tekniku brazilian tha se formacionin e ka në kokë e ajo që dihet është se do të kemi një Shqipëri më sulmuese me vendosjen 4-3-3 në fushë.

Në portë pritet të luajë Strakosha. Në mbrojtje Balliu,Kumbulla, Mihaj e Hysaj. Treshja e mesfushës pritet të përbëhet nga Laçi, Ramadani e Asllani e në sulm Asani, Uzuni e Cikalleshi. Sylvinho në konferencë tha se edhe një pikë mjafton dhe se djemve u “hanë” këmbët për ta nisë mbarë:

Edhe për sulmuesin me eksperiencë Sokol Cikalleshi e rëndësishme është të mos dilet pa pike nga Varshava.

Polonia e humbi 3-1 ndeshjen e parë në grupin E ndaj Çekisë dhe do kërkojë me patjetër fitoren sonte përpara publikut të saj. Ndeshja luhet në stadiumin PGE Narodoëy nis në 20:45 dhe priten rreth 500 tifozë shqiptarë në shkallët e stadiumit.

Përgatiti gazetari Andi Kapxhiu

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 27/03/2023 10:46

    Tani qè nè portè kemi Strakoshèn (shofer autobuzi nè Angli), i paskemi zgjidhur tè gjitha problemet. Ky ekip, pa asnjè element bashkues nè vetvete, njè pèrzierje emrash qè nuk kanè luajtur kurrè sè bashku, me njè trainer tè zgjedhur nga pengmarrèsit e FSHF, nuk zgjon asnjè ndjenjè pozitive tek sportdashèsit shqiptarè. Kèshtu pèrfundon gjithçka, kur korrupsioni dhe halabakèria "marrin drejtimin" e institucioneve nè vènd. Sporti shqiptar èshtè i vdekur sepse paaftèsia dhe grykèsia e njerèzve si Duka, ka marrè peng gjithçka. Ndèrtimi i atyre KULLAVE me stadium anash,,,janè vetèm ngjyrosje fasadash, pa asnjè formè apo pèrmbajtje pèr atè qè bèhet fjalè,,,pèr futbollin shqiptar, mirèorganizimin dhe mbèshtetjen shtetèrore tè tij. Personalisht, do refuzoja çdo ftesè qè do mè vinte nga njè "federatè" qè drejtohet nga llumi shqipfolès.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen