Kombëtarja shqiptare ka nisur sot me përgatitjet në tokën gjermane për ndeshjen e parë të Kampionatit Europian ndaj Italisë.
Skuadra ka zhvilluar sot dy seanca stërvitor në kampin bazë të Shqipërisë në Kaiserau. Seanca stërvitore e pasdites ishte edhe më e veçanta, pasi ishte e hapur për të gjithë tifozët shqiptarë dhe jo vetëm, për të ndjekur nga afër një seancë të plotë stërvitore të Kombëtares shqiptare.
Pavarësisht kushteve atmosferike tifozët shqiptarë ishin të shumtë dhe qëndruan deri në fund për të ndjekur nga afër stërvitjen e kuqezinjve nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho.
Në këtë seancë të hapur stërvitore ishte i pranishëm edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe kryetarja e Bashkisë së qytetit të Kamen, Elke Kappen.
Në përfundim të seancës stërvitore i gjithë ekipi u përshëndet me tifozët, dhanë autografe dhe bënë foto duke përmbyllur një pasdite me atmosferë fantastike në SportCentrum Kaiserau.
Ndërkohë skuadra sot ka kryer me sukses dy seancat stërvitore. FSHF bën me dije se të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë dhe janë stërvitur normalisht nën urdhrat e stafit teknik dhe trajnerit Sylvinho.
Ndeshja e parë e Shqipërisë në Kampionatin Europian ndaj Italisë do të luhet të shtunën më datë 15 qershor në orën 21:00, në stadiumin e Dortmundit.
S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
53.8%
-
Jo
40.6%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 2682
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zinedine Zidane ka arritur marrëveshjen për të drejtuar Francën pas Kupës së Botës 2026
21 Shkurt, 11:27
-
Europa League/ Luhen tetë ndeshjet e para play-off, Bologna dhe Stuttgart bëjnë detyrën! Fenerbahce turpërohet në Stamboll, fitojnë Genk e Celta Vigo
20 Shkurt, 12:44
-
Conference League/ Celje 'fik' 2-3 Dritën në Prishtinë, Shkëndija 'nuk ndez' kundër Samsunsporit në Shkup! Ndeshjet e kthimit më 26 shkurt
20 Shkurt, 10:18
-
Drita dhe Shkëndija kërkojnë të 'ndezin flakën' evropiane, dy klubet shqiptare luajnë sot në Conference League
19 Shkurt, 12:40
-
Interi merr 'një dorë' edhe në Champions League, media italiane: Goli i Espositos duhej anuluar, arbitri dhe VAR bënë figurë qesharake
19 Shkurt, 10:27
-
Champions League/ Interi ‘ngrin’ në të ftohtin nordik, Bodo/Glimt e mposht 3-1! Newcastle ‘luan tenis’, ndalet Atl. Madridi, fiton Leverkuseni
18 Shkurt, 22:57
-
Bodo Glimt, një udhëtim për në Winterfell! Pse një qytet me 50 mijë banorë frikëson Evropën e futbollit?
18 Shkurt, 11:58
-
Datat dhe oraret/ Kombëtarja e Shqipërisë e nis në shtëpi kundër Bjellorusisë, ndaj Finlandës në Ligën e Kombeve luhet në orën 15:00
13 Shkurt, 11:08
-
Sylvinho pas shortit të Ligës së Kombeve: Mendja jonë është te play-off-et e Kupës së Botës
13 Shkurt, 09:22
-
Liga e Kombeve/ Kombëtarja e Shqipërisë pjesë e Ligës C, në Grupin C1 do ndeshet kundër Finlandës, Bjellorusisë dhe San Marinos! Kosova në Grupin B3
12 Shkurt, 10:01
-
Shuhet pa u krijuar Superliga Evropiane, Real Madridi bën 'paqe' me UEFA-n
11 Shkurt, 15:50
-
Kombëtarja shqiptare e priftërinjve merr pjesë në Europianin e Futsall në Poloni
9 Shkurt, 14:20