Shqipëria një nga dhjetë qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë

Shqipëria një nga dhjetë qeveritë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë

Shqipëria renditet e pesta qeveri në botë me ekuilibrin më të lartë gjinor në botë. Lajmi është bërë i ditur nga Entiteti i Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizim i Grave, i njohur gjithashtu si UN Women.

Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë renditjen, në rrjetet sociale. Kryeministri Rama, që kur ka ardhur në qeverisje ka bërë thirrje për barazi gjinore dhe ka vendosur disa bilanca si në qeverisje apo administratë.

Lista kryesohet nga Spanja e cila ndiqet më pas nga Finlanda dhe Nicaragu. Në vend të tretë renditet Suedia dhe më pas vjen vendi ynë.

Ndërkohë Shqipëria me hapat e bëra vitet e fundit drejt barazisë gjinore dhe qeverinë e saj me pjesëmarrje të 8 grave dhe 7 burrat, çmohet botërisht si një shembull pozitiv progresi. 

UN Women, është një entitet i Kombeve të Bashkuara që punon për fuqizimin e grave. UN Women është entiteti për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, duke punuar për të zhvilluar dhe mbështetur standardet dhe për të krijuar një mjedis në të cilin çdo grua dhe vajzë mund të ushtrojë të drejtat e saj njerëzore dhe të jetojë deri në potencialin e saj të plotë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 05/10/2019 20:35

    Per barazi gjinore OK,jemi te pestet por per cilesine(formi in intelektual dhe Profesional) ju siguroj se jemi te fundit

    Përgjigju
  • Frroku: 05/10/2019 16:52

    Prandaj shkojne punet kaq mire??!!! Kot nuk thojne pune grash d.m.th. pune kot!!!!

    Përgjigju
  • Emi: 05/10/2019 13:44

    Ca i do nuk jan per popull. Shumica te korroptum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?