
Vala e goditjeve nga lëkundjet pas tërmetit të fortë 6.4 ballë me intensitet të ndjeshmërisë 8 ballë vijojnë ende. Paradite, në mesditë, por edhe pasdite vijojnë lëkundjet me epiqendër në detin Adriatik në Durrës. Lëkundja e fundit sizmike ishte 3.7 ballë në det në orën 18:09:57. Tre minuta para lëkundjes së fundit ishte një tjetër në 18:06:03, 4 ballë. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë, Fushë Krujë, Thumanë dhe zonat përreth.
Lajmi kryesor:
Dita II e tërmetit/ ZHVILLIMET minutë pas minute mbi tërmetin 6.4 ballë që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës (VIDEO-LIVE)








