Ministri Klosi, në postin e zv Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme për Europën, drejton panele të rëndësishme për cështje, si: Heqja e vizave, turizmi i aventurës dhe zhvillimi i industrisë së turizmit sipas tendencave të tregut
Shqipëria prezanton ofertën e saj turistike në sesionin e 23-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO), në Shën Petersburg, mes 148 shteteve anëtare nga gjithë bota, ku ministri Klosi merr pjesë për herë të parë edhe si zv president i Asamblesë.
Shqipëria ngjitet për herë të parë në podiumin drejtues të Organizatës Botërore të Turizmit. Mbledhur në Shën Petersburg të Rusisë, Asambleja që po zhvillon punimet në ditën e saj të dytë, ka konfirmuar në postin e zevëndëvendës Presindetit të Asamblesë së Përgjithshme për Europën, ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Kjo është hera e parë që Shqipëria mban një pozicion të tillë që prej anëtarësimit të saj në OBT, në vitin 1993.
Në podiumin drejtues të Asamblesë së organizatës me 148 shtete anëtare, Ministri Klosi drejton disa nga panelet e punimeve të organit më të lartë drejtues të Organizatës ku po diskutohen çështjet më të rëndësishme të industrisë turistike, si heqja e regjimit të vizave si shtysë për rritjen e turizmit, zhvillimi i tregjeve turistike, turizmi i natyrës, turizmi dhe edukimi profesional, si binome të pandara, si edhe tendencat e reja në zhvillimin e kësaj industrie.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore! 500 subjekte që investojnë përjashtohen nga 4 taksa për 10 vite
9 Janar, 22:19
-
Media irlandeze 'The Irish News': Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2025
8 Janar, 07:46
-
”Bild” jehonë Shqipërisë, në krye të destinacioneve për vitin 2025
7 Janar, 10:44
-
Zaloshnja: Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…
5 Janar, 13:00
-
Resortet ‘brand name’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026-ën! Blendi Klosi depoziton projektligjin në kuvend
30 Dhjetor 2024, 15:23
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor 2024, 21:45
-
Ekonomia u rrit me 4.09% gjatë sezonit veror! Ndikim kryesor, bumi turistik dhe rritja e pagave në administratë
24 Dhjetor 2024, 12:20
-
'Mirror': Shqipëria, parajsa evropiane tërësisht nën radarin e turistëve
24 Dhjetor 2024, 07:51
-
Turizmi, shqiptarët preferojnë pushimet jashtë, daljet u rritën me 14.7% në janar-tetor
20 Dhjetor 2024, 11:05
-
'Express': Shqipëria, destinacioni i ri mesdhetar që turistët nuk duhet të humbasin në 2025
18 Dhjetor 2024, 13:33
-
Fatos Çoçoli: Vizitori i dhjetëmiliontë
11 Dhjetor 2024, 18:28
-
Shqipëria rekord të ardhurash prej 3.9 mld euro nga turizmi, për 9 muaj fitoi 640 mln € më shumë se në 2023
11 Dhjetor 2024, 16:07