Shqipëria përgatit dosjen për regjistrimin e lumit Vjosa si Rezervat Biosferik i UNESCO-s, Besiana Kadare: Jam entuziaste! Mund të bëhet histori suksesi

Shqipëria përgatit dosjen për regjistrimin e lumit Vjosa si Rezervat Biosferik i UNESCO-s, Besiana Kadare: Jam entuziaste! Mund të bëhet histori suksesi

Lumi Vjosa

Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjoses si Rezervat Biosferik i UNESCO-s me qëllim mbrojtjen e biosferës të këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë.

Njoftimi për regjistrimin e lumit Vjosa si rezervat biosferik u bë nga Ministrja Kumbaro gjatë një vizite që zhvilloi në Shqiperi javen e kaluar Drejtoresha e Pergjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay.

Ujërat blu të lumit Vjosa rrjedhin lirshem dhe pa asnje pengese nga burimi në Greqi e deri sa derdhen në detin Adriatik. Pellgu i lumit Vjosa është habitat për gati 1,100 lloje kafshësh dhe bimësh, përfshi 13 specie shtazore dhe 2 specie bimore të kërcënuara në mbarë globin.

Vajza e Ismail Kadare, Besiana Kadare thotë se është e lumtur dhe entuziaste për këtë lajm.  

“Duke u mbështetur edhe në ekspertizën dhe mbështetjen që do të na ofrojë UNESCO dhe programi MAB në mbrojtjen e ekosistemit të lumit të Vjoses dhe përdorimin e qëndrueshem të burimeve të tij natyrore, menaxhimi i pellgut te Vjoses mund të bëhet një histori suksesi dhe best practice në gjithë Evropen, dhe pse jo, ndoshta në mbarë botën!”, shkruan Besiana Kadare në Facebook.

Ç’janë rezervatet biosferike të UNESCO-s
Në kuadër të Programit ndërkombëtar të UNESCO-s « Njeriu dhe Biosfera », Rezervatet e biosferës promovojnë zgjidhje të ekuilibruara ku mbrojtja e biodiversitetit ndërthuret me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrale. Pra Rezervatet e biosferës janë konceptuar edhe si hapësira eksperimentimi për një zhvillim të qëndrueshëm në kontekste të ndryshme ekologjike, sociale dhe ekonomike, duke prekur jetën e më shumë se 250 milionë njerëzve ne botë.

Roli i tyre është i rëndësishëm jo vetëm për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë natyrore dhe kulturore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe ndërtimin e sinergjisë ndërmjet mbrojtjes dhe zhvillimit ekonomik.

Aktualisht UNESCO ka 738 Rezervate të Biosferës në 134 vende që i përkasin “Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës”. Rezervatet e reja përcaktohen dhe zgjidhen çdo vit nga Këshilli Koordinues i Programit Ndërkombëtar (International Program Coordinating Council - IPCC), organ i përbërë nga përfaqësues të zgjedhur nga 34 shtete anëtare të UNESCO-s.

Vlen të theksohet se Shqipëria ka regjistruar ndërkaq në 2014 Zonën e liqeneve te Ohrit dhe të Prespës si “Rezervat biosferik ndërkufitar” të UNESCO-s, së bashku me Maqedoninë e Veriut. Kjo zonë ka biodiversitet tejet të pasur, me ekosistem unik ku jetojnë specie të rralla dhe të rrezikuara në nivel global.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja