Për të dytin vit radhazi, Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria përmirësohet sërish në indeksin e demokracisë të The Economist

Foto ilustruese

Për të dytin vit radhazi, Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Demokracisë, që publikohet nga revista e njohur ‘The Economist’, duke u renditur në vendin e 68, nga ai i 71 që ishte vitin e mëparshëm. Vendi ynë renditet më mirë se Maqedonia e Veriut (73), Mali i Zi (74),  Bosnjë Hercegovina (95), ndërsa më mirë në rajon është Serbia, në vendin e 63.

Shqipëria, në vitin 2021, hyri për herë të parë në grupin e dytë të vendeve të ashtuquajtura demokraci me probleme (ku zgjedhjet janë të lira dhe ka të drejta civile, por ka probleme si liria e medias apo ndrydhja e opozitës dhe krizës).

Dy vite më parë, Shqipëria renditej në grupin e tretë të vendeve me demokraci hibride (kombinim i regjimit politik që shpesh krijohet si rezultat i një kalimi jo të plotë nga një regjim autoritar në një regjim demokratik).

Vendi është më dobët në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, e njëjtë me vitin e kaluar. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.06 pikë (ndonëse ky tregues ka qenë me rënie në dy vitet e fundit), e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizmi” me 7 pikë (njësoj me vitin e kaluar), funksionimi i qeverisë (6.43, nga 5.36 që ishte në renditjen e vitit të kaluar), kultura politike (5.6, në rënie nga 6.25 vitin e kaluar).

Në një shkallë të përgjithshme të vlerësimit nga 1 në 10 pikë, Serbia shënoi 6.36 pikë (+0.14 pikë krahasuar me 2020), e ndjekur nga Shqipëria me 6.11 pikë  (+0.03), Maqedonia e Veriut me 6.03 (+0.14) dhe Mali i Zi me 6.02 pikë (+0.25). Bosnja dhe Hercegovina shënoi 5.04 pikë, që është gjithashtu është përmirësuar nga viti 2020 kur shënoi 4.84.

Ky Indeks i Demokracisë mat gjendjen e demokracisë bazuar në procesin zgjedhor dhe pluralizmin, funksionimin e qeverisë, pjesëmarrjen politike, kulturës politike dhe liritë civile. Vendet e vëzhguara më pas klasifikohen në katër kategori: demokraci e plotë, demokraci me probleme, regjim hibrid ose regjim autoritar. Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Zelanda e re, Finlanda, Suedia, Islanda.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit